• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat për CEZ-in, Meta: Kompania, kliente e qeverisë së PD (Faksimiliet)

by Java News
07/09/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat për rryfshet për borxhet e CEZ, Meta: Kompania, kliente e qeverisë së PD

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur sot për herë të parë për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij lidhur me akuzat nga selia blu për korrupsion dhe lobing ndaj kompanisë Debt Iternational Advisory. DIA është një kompani mbledhje borxhi e cila ka hedhur në gjyq OSHE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

Meta deklaroi se e respekton kërkesën e opozitës, por se duhet të presin  edhe dy vite për këtë. “Do të ketë kohë dy vjet që opozita të shohë dorëheqjen time”, tha Meta. Kreu i Kuvendit përjashtoi implikimin e tij në këtë aferë.

Ai theksoi se marrëveshja është firmosur në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, duke akuzuar PD-në se kompania në fjalë ka qenë kliente e saj.20150907_121902

20150907_121039

FJALA E PLOTE E METES

Nisur nga një kërkesë e bërë këtu nga deputeti z. Berisha dhe e përsëritur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, z. Paloka lidhur me një akuzë dhe kërkesë të bërë më parë nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha, mbi një shkrim të bërë në një agjenci lajmesh, e cila i referohej një raportit të një studio ligjore të kontraktuar nga qeveria aktuale, e cila është edhe baza kryesore e të besuarit të pretendimeve, e manipulimeve dhe e spekulimeve në atë shkrim, kam vetëm një detyrim të thjeshtë.

Së pari, t’i bëj të qartë opozitës se do të vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do të kenë kohë edhe dy vjet për të kërkuar dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.

Së dyti, lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale, për cka ata ngrenë akuzat e tyre bazuar mbi pretendimin se raporti është i besueshme, kisha një pyetje per t’u drejtuar nëse z. Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste apo i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike?! Sepse këtu përpara kam një “Engagement Letter” dhe “Fee Agreement” midis “Clifford Chance”, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha. Është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për “Clifford Chance” dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in.

Në rast se nuk e kujtojnë këtë kompani, mund të pyesin ish-Ministrin e Financave, sepse kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie edhe për shumë kontrata të tjera me Ministrinë e Financave dhe kjo është një çështje e tyre.

Njëkohësisht dua t’ju informoj se, kompania në fjalë ka bërë një sqarim në dijeninë time, që në asnjë rast nuk përmendet apo nënkuptohet emri i z. Ilir Meta dhe pretendimet e ngritura nga një gazetare janë të pasakta.

Njëkohësisht mund t’ju bëj të ditur se Shqipëria ka pasur shumë ish-Kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj që t’i marr nëpër gojë, sikurse një pjesë e juaja më merr nëpër gojë mua dhe më paragjykon. Dhe kjo është e drejta juaj. Përsëri e respektoj këtë gjë dhe nuk e përjashtoj që dikush apo dhe ndonjë i afërt i tij dhe të ketë përfituar nga çështje të tilla.

Por e përjashtoj në mënyrë kategorike që një person i implikuar të jetë ish-Kryeministri, Ilir Meta, dhe këtë ua them me bindje të plotë.

Njëkohësisht dua t’ju them se, të gjithë e dinë se kush e ka emëruar ERE-n, kush e kontrollonte ERE-n dhe nëse ka dokumente të cilat provojnë se ministra të asaj kohe apo dhe më pas kanë kërkuar që të favorizohet CEZ-i në dëm të KESH-it. Ju siguroj se përsëri nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë Ilir Meta. Megjithatë ju keni të drejtën tuaj.

Por jua përmend këtë çështje të studios ligjore “Clifford Chance” vetëm për një arsye, meqë i besoni kaq shumë raportit të saj, sepse nuk është e panjohur për ju dhe për funksionarët tuaj. Është kompani e njohur, ju mund t’i drejtoheni.

Në rast se ju besoni vërtetë se ajo ka paraqitur fakte të cilat implikojnë ish-Kryeministrin Ilir Meta nuk ka asnjë arsye pse ju të mos i çoni në Prokurori dhe Prokuroria të nisë një proces shëmbullor për Ilir Metën për çdo ish-Kryeministër apo ish-ministër, kushdo qoftë ai apo politikan që ka qenë i përfshirë.

Next Post

Ronaldo përshëndet botën nga Shqipëria (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com