• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për propozimin francez nga opozita, ministri i jashtëm e mohon: Njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE, jo bullgarishten

by Java News
02/07/2022 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të shtunën se propozimi i modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, e mbyll çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, të cilat, sipas tij pranohen si të tilla nga Bashkimi Evropian. Deklarata e e ministrit të jashtëm vjen fill pas pretendimit të kreut të opozitës i cili u shpreh se propozimi francez është një një cenim për Maqedoninë e Veriut pasi i jep përparësi përdorimit zyrat të gjuhës bullgare.

“Bullgaria mund të mbajë qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase, por kjo nuk do të jetë e pranueshme për BE-në në kuadër të negociatave. Propagandistët thonë se kjo është një qorrsokak, ne do të bullgarizohemi, por ne jemi këtu për të çmontuar narrativë të tillë ”, ka deklaruar Osmani duke sqaruar propozimin francez për të cilin në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen konsultimet me të gjithë faktorët në vend.

Osmani ka thënë se propozimi mund të kaloj vetëm me vendim të qeverisë pa pasur nevojë për votim nga Parlamenti, siç kishte deklaruar më parë kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Për kreun e diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, “dallimi më i madh” ndërmjet propozimit të ri dhe atij të vjetër francez është se “gjuha maqedonase mbetet e mbrojtur në BE dhe propozimet e deritanishme si “gjuha e Maqedonisë së Veriut”, “gjuha sipas Kushtetutës” dhe fusnota me një yll se “gjuha maqedonase për Bullgarinë është e papranueshme, janë refuzuar”.

Ai tha se maqedonishtja njihet nga BE-ja dhe me procesin e anëtarësimit, do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së”.

Bullgaria në vazhdimësi ka insistuar se gjuha maqedonase është një dialekt i gjuhës bullgare, sikur edhe identiteti i saj, që sipas Sofjes ka “rrënjë bullgare”. Kjo ka bërë që Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 të përdorte veton për bllokimin e nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria me propozimin e parë të Francës ka insistuar edhe në përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut para se të nisin bisedimet e anëtarësimit, por me modifikimin e propozimi, sipas Ministrit Osmani, kjo do të ndodhë para hapjes së kapitullit të parë të bisedimeve.

“Propozimi që ishte më herët parashikonte që fillimisht të miratohen ndryshime kushtetuese, pastaj të fillonin negociatat. Tani ka fillim të negociatave, konferencë të parë ndërqeveritare, hapja e negociatave, procesi i plotë i skriningut dhe para hapjes së kapitullit të parë, duhet ne të bëjmë ndryshime kushtetuese”, ka theksuar Osmani.

Drejtuesit e institucioneve ka thënë se propozimi i ri nuk përfshin çështjet historike që janë gjithashtu një kontest i hapur mes Shkupit dhe Sofjes. Opozita maqedonase propozimin e ka vlerësuar “të dëmshëm për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase. Sipas VMRO DPMNE-së, propozimi i ri nuk dallon nga propozimi i parë, sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike.

Kjo parti konsideron se ndryshimet janë “kozmetike” apo se ka “ndryshim të terminologjisë që nuk i ndryshon kuptimin propozimit të parë”. Gjuha maqedonase dhe identiteti jonë nuk njihen nga pala bullgare. Ato kanë prejardhje bullgare. Për të gjitha personalitetet historike do të themi se janë bullgarë”, ka thënë VMRO DPMN-ja. Opozita për të shtunën në mbrëmje ka paralajmëruar një protestë para qeverisë së Maqedonisë së Veriut./m.j

Next Post
VIDEOT/ Tifozi imitoi gjestet dhe fjalët e Cassanos në shqip duke ofenduar Ronaldon, ai bashkë me Vierin “shkrihen” në emision

VIDEOT/ Tifozi imitoi gjestet dhe fjalët e Cassanos në shqip duke ofenduar Ronaldon, ai bashkë me Vierin "shkrihen" në emision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In