• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për portin e Durrësit, Basha sulmon Berishën: Non-grata dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë

by A R
24/11/2022 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të Sali Berishës për Portin e Durrësit ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës.

Ky i fundit shkruan se:

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”.

Më pas, në Twitter, Basha ka shpërndarë edhe shkrimin e mëposhtëm:

Del dokumenti nga QKB, Berisha mashtroi sërish me administratorin e “Kompanisë së Bashës”

Sali Berisha pas takimit “sekret” me aleatin e tij, Ilir Metaj, mblodhi grupin e deputetëve që e ndjekin dhe u fut live në çdo televizion. Të gjithë prisnin që të fliste për protestën e 6 marsit kur në Tiranë do të bujtin 27 kryeministrat e Bashkimit Europian, por e harroi atë dhe i nervozuar, (Me Metajn?!), deklaroi se do të paraqiste “një gjë të madhe shekspiriane”.

“Shekspiriania” ishte zbulimi që kishte bërë, se menaxheri (administratori në fakt, por edhe këtë fakt e shtrembëron), i kompanisë së Lulzim Bashës, (e kishte fjalën për Erion Isufin, kunatin), nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit.

Me tone dramatike tha se e kishin mashtruar kur deklaroi të kundërtën në 17 korrik të vitit të kaluar, por tani e dinte dhe e kishte të sigurt se ishte te të dy kompanitë. Mbi këtë “dijeni” harroi vëllezërit Kariç dhe shpalli bashkë- aksionerë te Porti i Durrësit, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

“Përbën (Porti i Durrësit) aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi? U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha. Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive. Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze”, deklaroi ai.

Lajmi u përhap me shpejtësi edhe pse këtë akuzë e ka bërë edhe disa herë të tjera dhe ka marrë një përgjigje të prerë dhe të ashpër, nga Lulzim Basha.

Por si është e vërteta e gjithë këtij zbulimi dhe “afere madhore”, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?!

Alfapress.al ka arritur që të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, cili vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë.

Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB.

Nuk dihen arsyet se përse Sali Berisha prej kohësh po bën një fushatë të paprecedentë dezinformimi, për investitorët dhe kontraktorët e vërtetë që fshihen pas projektit gjigant, i cili do të zhvillohet në Portin e Durrësit. Për një kohë të gjatë “gjurmët” e tyre i çoi në Beograd te vëllezërit Kariç të cilët në fakt më shumë se me këdo në Shqipëri, kanë lidhje me atë vetë atë kur ka qenë kryeministër dhe lëshonte licenca hidrocentralesh, edhe mbi lumin e mbrojtur Valbonë.

Gjithashtu pak ditë më parë media, “BoldNews”, zbuloi se një nga emrat e përfshirë te kompanitë aksioniere për Portin e Durrësit është ai ish-financieres së Samir Manes. Kompania e këtij të fundit e pranoi faktin, por deklaroi se ajo nuk punon më aty dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

Por Berisha nuk guxon që ta thotë këtë dhe arsyet, tashmë i dinë të gjithë në qarqet e biznesit dhe të politikës.

Përmend “biftekët” e Ramës por harron që të thotë se te “Nusreti” në Dubai kur u ra dakord me “Emaar” për Portin e Durrësit në krye të delegacionit dhe të tavolinës ishte vetë Samir Mane.

Duket qartë se tymnaja që po shpërndan Sali Berisha për të vërtetën e Portit të Durrësit, më shumë ka si qëllim për të mbuluar përfituesit shqiptarë, të cilët me trup janë në oborrin e Ramës dhe një këmbë a më shumëe kanë, në atë të Berishës.

Next Post
Armina Mevlani e prerë: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

Armina Mevlani e prerë: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com