• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj Xhafajt dhe Ballës, Rama: Monstruoze! PD fabrikime kriminale

by Java News
08/10/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar monstruoze akuzat e PD ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

“Ne ketë periudhe u regjistrua shpifja më e egër ndaj ministrit te brendshëm dhe shpifja me haluçinante ndaj kreut të grupit të PS. Audipergjimi nuk ka ekzistuar kurre. Sa i përket rastit Babale 1, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është veçse një aktor mjeran i paguar. Zullimi është edhe më i trashë sesa kaq, sepse Babale 1 nuk ra nga qielli. Megjithëse lojës po i vjen fundi, ka ende pjesë të pazbuluara nga Babale 1. Edhe rasti Babale 2, ai me Xhisiela Malokun do të rezultojë sërish një përpjekje e dështuar e opozitës“, deklaroi Rama

Duke u ndalur në rastet e shumta të denoncuara nga opozita, të cilat kryeministri Rama i ka quajtur si produkte të “Kinostudios Luli shpk”, ai ka theksuar se sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë apo individëve të veçantë të partisë në pushtet janë të pabaza.

Rama: Basha u tradhtua nga kunati i Babales, pasi nuk mori pagesën

Kreu i qeverisë tha po ashtu se Basha është tradhtuar nga Fredi Alizoti, të cilin e quajti aktori i Babale 1, pasi nuk ishte paguar siç ishte premtuar.

Dy ditë më parë Prokuroria fajësoi skafistin Albert Veliu dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti, për inskenimin e një bisede nga ku mori rrugë skandali me vëllain e Ministrit te Brendshëm Agron Xhafaj.

Do zbërthejmë këtë makinacion kriminal dhe do ketë ndëshkime ligjore, tha kryeministri

“Jua kam thënë këtu qëkur plasi  dhe po jua them serish, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Ai është një mjeran, një aktor i joshur për ta luajtur atë rol me para. Kur kam folur atë ditë, e kisha konfirmimin nga një laborator ndërkombëtar, por sot për fatin shumë të keq të Bashës dhe të gjithë lehaqenieve politike dhe mediatike, nuk është vetëm laboratori mediatik që e nxjerr këtë, por vetë aktori i papaguar sipas premtimit të Bashës që e nxori të vërtetën.  Aktori i kësaj farse e ka tradhtuar regjisorin se nuk ka marrë paratë e dhëna për rolin.”

Xhisiela, Rama: Tritoli, në interesin e atyre që e dhunuan politikisht

Kryeministri Edi Rama foli  për eksplozivin e hedhur mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut.

“Mbrëmë natën i vunë tritol në shtëpi, kush është i interesuar për të krijuar idenë se vajza është në një trysi psikologjike. Ksuh është i interesuar, ne?

S’ka mendje, as peshqit e liqenit artificial, se besojnë këtë. S’ka mendje normale që e beson këtë. Ata kanë interest të cysin këtë histori me lëndë plasëse.”, tha Rama.

Rama: Basha më kërkoi pushtet në tavolinë, edhe gjysmën e zemrës ja jap…por

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar një fragment nga kontakti që ka pasur me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Sipas shefit të qeverisë, mësohet që Basha t’i ketë kërkuar dakortësinë për marrjen e pushtetit në tavolinë duke anashkaluar procesin zgjedhor.

Duke folur lidhur me akuzat e opozitës, Rama tha se Basha kërkon prej tij që t’i lëshojë karrigen por kjo është e patolerueshme.

“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.

Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,” tha Rama.

Rama foli edhe për sulmet ndaj policisë

“Sa më shumë përshkallëzohet lufta e policisë me krimin përshkallëzohet edhe avazi i krimit. Nga 2005-13 u sekuestruan 27 mln euro asete kriminale, nga 2014 deri sot 5 herë më shumë dhe ne jemi të ‘lidhur’ me krimin dhe ata duan të zgjidhin zinxhirin e krimit. Këtë periudhë është marrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj ministrave dhe deputetëve, veten spo e përmend, se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit“, tha Rama

a.ç

Next Post
Xhisiela Maloku: Nuk jam përdhunuar kurrë, u talla me policinë

'Xhisiela', Rama: Tritoli, në interesin e atyre që e dhunuan politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In