• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj Vlahutin për blerjen e vilës 1.6 mln €, reagon BE: Blerja në mënyrë korrekte

by Java News
26/01/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne faqet e para te disa mediave ka qarkulluar lajmi se ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin ka blerë një vilë luksoze të Delegacionit të BE-së në Tiranë në shumën e 1.6 milionë eurove. Sipas këtyre mediave në fillim të vitit 2015, biznesmeni L.D. dhe Vlahutin kanë rënë dakord për një kontratë qiraje me vlerë të këstit 8 mijë euro në muaj. Kjo kontratë parashikonte që Delegacioni i BE-së do paguante 8 mijë euro çdo muaj për shfrytëzimin e vilës, ndërsa Delegacioni kishte kohë 1 vit që ta blinte vilën. Sipas kësaj kontrate qiraje, nëse ndodhte që Delegacioni nuk do e blinte vilën për një vit, atëherë kishte detyrimin që të shfrytëzonte për 8 vite me qira vilën. Detyrimi vjetor i qirasë llogaritet në 96 mijë euro.

Kontrata-tip është ekspozuar nga kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj, një eksponent ky i PD-së. Sipas tij, “kontratë tip është siguruar me USB nga burime të BE-së, nga zyrtarë korrektë që kanë interes në zbardhjen e kësaj afere”. Cmimi i qirasë i nënshkruar prej ambasadores Vlahutin, sipas mediave pranë opozitës, rezulton dyfish më i lartë nga mesatarja e tregut në bllokun rezidencial.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Burkselit rreth këtyre akuzave. Zëdhënësja e BE, Maja Konçijançiç ka sqaruar për Report TV se “vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë“.

“Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së. Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Konçijançiç.

ma.me

 

Next Post
Nis “fshesa” e Trump në diplomacinë amerikane. Në listë edhe Victoria Nuland

Nis "fshesa" e Trump në diplomacinë amerikane. Në listë edhe Victoria Nuland

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In