• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj SPAK, avokati: Meta ka vjedhur floririn e Krrabës. U kap me ‘presh në dorë’ me aferën CEZ-DIA! Kalaja: Mbrohet duke sulmuar..!

by Java News
16/04/2024 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet e Ilir Metës nda Prokurorisë së Posaçme, po vijnë sepse po i vjen fundit! Kështu thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku theksoi se ndaj Metës ka akuza konkrete siç është rasti i vjedhjes së floririt të Krrabës në ’99 si dhe për dosjen CEZ-DIA.

‘Po ndjen se po i vjen fundi dhe do të bëjë marrëzira të tilla siç po bën ai. Nuk ka lënë post pa marrë në këtë vend dhe të pamerituar. E ka turpëruar me dhjetëra herë kryetarin e shtetit. Duke na bërë ne shqiptarëve të turpëruar edhe në raport me popujt e tjerë. Duke na thënë që kaq poshtë keni rënë sa zgjidhni kryetra shteti një kryetar të tillë. Duket që nuk është një njeri normal. Për të mos thënë skandale pas skandalesh është i ngarkuar me një mal akuzash. Të gjithë janë të korruptuar në këtë vend por askush nuk dënohet. Vodhe floririn e Krrabës, e vodhe për vitin e ri të ’99. E le hapur të vinin dhe fshatarët atje. More arkat të tëra. Bëri korrupsion të paimagjinueshëm me CEZ-DIA, ku është kapur me presh në dorë. Akuzat e bëra ndaj tij janë konkrete.’- tha Beqiri.

Duke u ndalur te akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, se ai është kushëriri i vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, avokati Beqiri tha për gazetarin Arbër Hitaj, se këto janë shpifje. Sipas avokatit, kreu i SPAK nuk duhet t’i ishte përgjigjur, pasi janë akuza që vijnë nga një i marrosur, që ka ikur nga mendtë e kokës.

Ata janë shpifje monstruoze. Ato shpifje nuk mund ti bëj askush. Edh enjë rrugaç rruge nuk mund të flasë ashtu ndaj kreut të SPAK. Kur e di që pas tij janë SHBA e FBI, kur gjithë shqiptarët e mbështesin dhe ka hedhur hapa të rëndësishme para SPAK, për respekt të popullit, nuk duhet të flasësh me një gjuhë të tillë. Ata ishin shpifje monstruoze. Çlidhje ka Nuredin Dumani një kriminel një vrasës me pagesë. Të bën babanë burrë. Fantazira të sëmura i bën sepse mendon se do të thyejë Dumanin në këtë mënyrë. Si profesionist e konsideroj të rëndë që Dumani i kthen përgjigje. Kujt i përgjigjesh, i përgjigjesh një akuze që ka një bazë, por kur shikon fund e krye një njeri të marrosur që ka ikur nga mend të kokës. Rrezik do e shohin e në ndonjë shtyllë korrenti të balsamosur. Ilir Meta është politikan me dosje ish-sigurimi.’- tha Beqiri.

Ndërsa gazetari Aulon Kalaja, tha se duket se ka një lloj shqetësimi për Ilir Metën, ndërsa shton se ka një farë të drejtë në lidhje me pandëshkueshmërinë, si me rastin e kryeministrit Edi Rama.

‘Duket se ka një lloj shqetësimi për Metën. Ujërat në PL nuk janë mirë. Ka pasur tensione në një mbledhje dhe ka zgjedhur një ekip të ri në parti.  Komenti për Dumanin, një politikë e tejkaluar bëhej në kohë të Enver Hoxhës. Gjuha e Metës ndaj SPAK-ut ka ardhur duke u ashpërsuar. Vjen edhe nga segmente të PD-së e ashpër ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar si grup kriminal për mendimin tim janë të tepërta. Meta ka një farë të drejte për sa i përket pandëshkueshmërisë, me rastin e kryeministrit. Goditja ndaj bashkisë së Tiranës është për të sfumuar akuzat për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në dosjen e Xibrakës. Duket se filozofia e tij është që të mbrohet duke u sulmuar.’- tha Kalaja./m.j

Next Post
Investimi/ Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Investimi/ Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

July 10, 2026
Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

July 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In