• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj Ballukut? Rama ironizon PD-në: Duan të bëjnë prokurorin, pastaj mbeten kashtë e koqe…

by A R
19/11/2025 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish opozitën për foltoren e mbajtur të hënën para kryeminitrisë. Më pas foli për projektibuxhetin e vitit 2026.

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, përe vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë sic ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara. Kështu që duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE, dhe thjesht duhet të ulim kokën, të korrigjojmë cfarë mund dhe duhet të korrigjojmë dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes jo ndërhyrjes apo refuzimit të auditeve por përmes respektimit të tyre. Kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt dhe pse shqiptarët na besojnë ne dhe jo juve. Ky buxhet është historik për PS, sepse për herë të parq azdreson në mënyrë domethënëse përmes një angazhimi financiar afatmesmë prej 1.7 mld eurosh rritjen e mbështetjes ndaj pensionistëve. E mira e kësaj pune që vjen në favorin tonë është se fjalët i merr era, faktet mbeten dhe ato që dëgjojnë njerëzit nga foltorja kanë mundëis ti vërtretojnë në vijim sic kanë vërtetuar ato që ne kemi thënë. Sa më shumë do të thuhet se nuk po rrisim pensionet, aq më shumë do të binden pensionistët se nuk ka asnjë alternativë tjetër në republikën e Shqipërisë për ta dhe nipërit e mbesat e tyre përvec PS.

Vijojmë me mbrojtjen shoqërore, arrin sot me këtë buxhet në 257 mld lekë ose me një rritje prej 11.6 mld. Kjo shumë për mbrojtjen sociale, ndërohë që nga njëra anë varfëria ulet dhe papunësia u;let, është më shumë sesa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe mandati. Pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike, përfituesit si persona me aftësi të kufizuara edhe domosdoshmërinë për një qasje të re dhe shtysë të re në aspektin e strehimit dhe mbetur besnikërisht pranë familjeve të reja me bonusin e bebes. Jemi sot  në një tjetër vit, me një tjetër buxhet e paketë fiskale, por mbetemi besnikërisht të palëvizshëm nga pozicioni ynë që deri në 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi. Atyre që flasin për varfëri, papunësi e taksa, iu them se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Deri në 100 mijë euro xhuro nuk paguan as tatim fitimi dhe as TVSH. Në këtë pikë jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, por me herë. Pragu i TVSh për biznesine  vogël në RMV është 16 mijë euro. Një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe mbahet në këtë buxhet është rritja e pagës minimale që prej janarit do jetë 500 euro.”, tha Rama.

Next Post
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

“Garda vepron me ligj, jo me urdhër”, Berisha për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In