• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e PD-së, Tahiri: Revoltë dhe neveri!

by
06/09/2015 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e PD-së, Tahiri: Revoltë dhe neveri!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me një postim në rrjetin social Facebook, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, të cilat erdhën pas publikimit të intervistës së ish-shefit të Antidrogës, Dritan Zagani.

“Edhe pse ju e dini më mirë se kushdo se cili është Lulzim Basha, Saliu po e po, por fatkeqësisht edhe partia e të dyve, unë e kam sot të pamundur të mos e ndaj me Ju revoltën dhe neverinë time që një ish-oficer policie, në kërkim për dekonspirim të operacioneve të Policisë së Shtetit kundër drogës, në arrati për të mos u përballur me drejtësinë dhe në pritje që të marrë azil në një nga vendet e BE-së, i cili jep intervista si i përndjekur nga shteti dhe simulon censurime të tyre për të forcuar pozitën e tij si pretendent për azil politik, na është shpallur nga opozita hero i kohës sonë! Aq më keq akoma, kësaj farse të pashembullt që provon për të kushedi se satën herë degradimin e PD në një gjiriz mediatik që qelb Shqipërinë, i bëjnë jehonë edhe kanale mediatike që mbetet plotësisht mister për t’u zbardhur se me çfarë fondesh financohen”, shkruan Tahiri.

Më tej, ministri i Brendshëm vijon duke shtuar se një ish-oficer policie që nuk përballet me drejtësinë po merr arratinë dhe khehet në monument mediatik të luftës kundër krimit nga ana e PD-së, e cila sipas Tahirit, i bëhet zëdhënëse shpifjeve kriminale të një të arratisuri të drejtësisë, në vend që t’i bëjë thirrje të paraqitet para Prokurorisë për t’i bërë legalisht akuzat e tij.

Në fund, ministri Tahiri deklaron se sot askush nuk ka imunitet politik përballë ligjit. Sot qeveria as nënshtron e as blen prokurorinë, gjykatat, institucionet e pavarura apo mediat. “Sot, në Shqipëri nuk ka asnjë informacion që mund të censurohet, nuk ka asnjë komunikim me publikun që mund të bllokohet, nuk ka asnjë media që mund të kërcënohet! Jo nga ministri i Brendshëm, po nga askush! Prandaj dua t’ Ju siguroj se nuk do të bëj asnjë milimetër mbrapa në rrugën time të vendosur kundër krimit dhe trafikut të drogës”, mbyllet postimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Redaksia Java News /f.g

Next Post

Rritja e numrit të azilkërkuesve, KE të mërkurën shpall Shqipërinë vend të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com