• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rritja e numrit të azilkërkuesve, KE të mërkurën shpall Shqipërinë vend të sigurt

by
06/09/2015 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e numrit të azilkërkuesve, KE të mërkurën shpall Shqipërinë vend të sigurt

Shqipëria pritet të shpallet zyrtarisht të mërkurën nga Komisioni Europian, si vend i sigurtë origjine, krahas shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke u referuar deklaratave të zyrtarëve në Bruksel shkruan se të mërkurën, Komisioni do të publikojë listën e shteteve, që do të konsiderohen vende të sigurta origjine nga të gjitha vendet anëtare. Krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë do të përfshihet edhe Turqia. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për të parën herë lista do të zgjerohet edhe me vende jashtë Europës. Ndër to pritet të jenë edhe Bangladeshi, Pakistani e Senegali.

Gjermania e ka ndërmarrë prej vitit të kaluar, një hap të tillë me vende ballkanike, si Serbia, Maqedonia e Bosnje – Hercegovina. Përfshirja e Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi është aktualisht në diskutim, në rangjet e brendshme politike, shkruan e përditshmja gjermane.

Shpallja si vende të sigurta origjine do të përshpejtonte kthimin prapa të azilkërkuesve nga këto vende, të cilët emigrojnë në vendet europiane për arsye ekonomike, çka nuk përbën motiv për azil. Pasi Komisioni Europian të pubulikojë listën, do të jetë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut që do të vendosë për rastet kur azilkërkuesve nga vendet e konsideruara të sigurta, mund t’u jepet e drejta e azilit.

 Redaksia Java News /f.g

Next Post

Arrestohet shqiptari, tentoi të digjte nënën me benzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com