Pas akuzave të ngritura ditën e sotme nga Partia Demokratike në lidhje me komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, i cili sipas kësaj partie ka falsifikuar dokumentet, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.
Në reagim thuhet se Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim.
“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”, thuhet në reagim. /b.d