• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Akuzat e PD-së ndaj një nëne, punonjëse Bashkie dhe reagimi i saj: Si mund t’i infektoj me qëllim njerëzit?!

by Java News
29/06/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjëse e Bashkisë së Matit ka rezultuar pozitive me virusin COVID-19.

PD e Matit ndërkohë, me anë të një deklarate për shtyp, të cilën sikur e ka shkruajtur vetë Berisha, thotë se punonjësja është porositur që të dalë e të takojë njerëzit, për t’i infektuar ata.

Vetë punonjësja e infektuar, Armanda Murrani, ka reaguar e revoltuar, me akuzën qesharake të PD-së.

Fatmirësisht ajo thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndersa te vetmit qe mund te kete marre ne qafe jane familja e saj dhe femija 7 muajsh.

Deklarata e PD Mat:

Të dashur qytetarë matjanë, një tjetër skandal në Bashkinë Mat.

Sipas burimeve brenda kësaj bashkie Coronavirus ka infektuar zyrtarë të Bashkisë Mat.

E papreçedentë dhe e papërgjegjshme është fakti se ky fakt mbahet sekret dhe nuk bëhet publik.

Sipas infrormacioneve pasi zyrtarit i është bërë tamponi dhe ka rezultuar me Covid19, në mënyrë sekrete mbrëmjen e djeshme është bërë dezinfektimi i ambienteve të brendeshme të zyrave të Bashkisë Mat. Po ashtu në mënyrë sekrete pritet të bëhen tamponet për punonjës të tjerë ditën e sotme.

Çfarë është e papërgjegjshme është fakti se punonjësi i infektuar me porosi nga drejtues të Bashkisë e për të mbajtur sekret lajmin është porositur të vazhdojë jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë, në këtë mënyrë duke u bërë rrezik për përhapjen e virusit te qytetarë të tjerë.

Partia Demokratike Mat shpreh keqardhjen dhe uron shërim të shpejtë të infektuarve nga Covid 19 punonjës të Bashkisë Mat.

Çfarë është e parpanueshme është mbajtja sekret e këtij fakti nga drejtuesit e institucioneve në Mat.

Dështimi i menaxhimit të situatës së pandemisë nga drejtuesit e institucioneve Mat është flagrante. Masat dizinfektuese kanë qenë minimale dhe vetëm për propogandë. Institucionet lokale kanë dështuar në masat mbështetëse për bizneset dhe jetën ekonomike të qytetit. Sot në Mat mbi 720 biznese janë në prag falimentimi për shkak se Bashkia refuzon me këmbëngulje të marrë masa lehtesuese për taksat e tarifat vendore përgjatë situatës së pandemisë.

Drejtuesit e institucioneve në Mat duket se prioritetin kryesor kanë propogandën dhe zbatimin me standarte të dyfishta të ligjit.

Vetëm disa ditë më parë ne denoncuam mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Socialist Mat në shkelje flagrante të ligjit dhe masave antiCovid,në ambiente të mbyllura dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Partia Demokratike Mat u kërkon institucioneve të Matit dhe drejtuesve të Bashkisë Mat të bëjnë me urgjencë transparencë të plotë për punonjësit e zyrtarët e kësaj Bashkie të infektuar.

PD Mat kërkon me urgjencë institucioneve të Bashkisë të merren masa serioze për dezinfektimin e ambienteve të shërbimeve publike në qytet

Partia Demokratike Mat duke uruar shërim të shpejtë zyrtarëve të bashkisë të infektuar u kërkon qytetarëve matjanë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat higjenike dhe mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e epidemisë në qytetin tonë.

Zyrtareve të Bashkisë Mat u kërkojmë të braktisin propogandën pa shije dhe të angazhojnë maksimalisht energjitë dhe resurset në shmangien e situatave të tilla të rënda për Matin.

 

Reagimi i zyrtares së Bashkisë:

Kthim përgjigje për Gjithë Ata…

Që më thonë na more në qafë! Nëse kam marrë në qafë njeri, së pari kam marrë në qafë familjen time, dy prindërit e mi pensionistë që rrezikojnë shëndetin nëse janë infektuar, dy motrat e mia dhe djalin tim 7- muajsh. Ok! Për të gjithë ata që më thonë ku e more? Ta dija që ky virus ishte në x vend nuk i afrohesha. E dinë të gjithë që është i padukshëm. Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër. Duhet të dini që nuk ka sekrete me shëndetin, aq më tepër për një pandemi të tillë botërore.

Nuk mar asnjë porosi nga askush për veprimtari të gabuara. Ok. Në momentin që ka dalë rezultati i analizës dhe më është komunikuar, menjëherë jam vetëizoluar. Shpreh keqardhje dhe shërim sa më të shpejtë të kësaj mendje. Në këtë kohë të gjithë janë të lirë, udhëtojnë dhe kanë kontakte. Ndoshta virusi ka qenë këtu. Mund të jenë dhe të tjerë të infektuar dhe nuk e dinë. Siç nuk do e dija unë nëse nuk do kisha bërë analizën. Personalisht, kam marë vetë inisiativën e para që kam komunikuar një shqetësim shëndetësor dhe bëra analizën. Nuk ka turp për shëndetin. Përkundrazi, turp është kur nuk e komunikon. Gëzoj shëndet të mirë. Mos u shqetësoni!

Faleminderit! Gjithë të mirat!

Next Post
Tiranasja, që jeton në Nju Jork: Ja si bashkëjetova me COVID-19, dyshoj se po na vrasin me qëllim!

Tiranasja, që jeton në Nju Jork: Ja si bashkëjetova me COVID-19, dyshoj se po na vrasin me qëllim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In