• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Berishës, Qeveria: E vërteta për helikopterin/ Kodheli: Baltosët viktimat

by A R
07/04/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali syri.net ka publikuar një artikull të shoqëruar me foto e video, në të cilin pretendohet se përpara se të rrëzohej, helikopteri i Forcave të Armatosura është ulur në doganën e Hanit të Hotit. Gjithashtu, i njëjti pretendim ngrihet edhe në reagimin në facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për helikopterin e Forcave të Armatosura:

Lidhur me pretendimet e artikullit të portalit syri.net dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sqarojmë se helikopteri EC 145 me numër anësor 637, në orën në të cilën portali pretendon se është ulur në doganën e Hanit të Hotit, ka qenë në një fluturim të planifikuar në jug të Shqipërisë, fluturim të nisur në orën 09:10 të mëngjesit të ditës së djeshme me itinerarin,  Farkë-Belsh- Gllavë- Tepelenë- Skerficë -Butrint- Ksamil- Sarandë- Llogara- Akerni- Lushnje, e në fund është ulur pa problem në bazën e Farkës.

Ndërkaq, siç është thënë më herët, helikopteri është nisur nga Farka në orën 12:10 dhe po kryente fluturim rutinë stërvitor rikonjicioni, sipas planit të fluturimit të bazës ajrore Farkë, në intenerarin Farkë-Tujan-Qafë Murr-Qafë buall-Shupenzë-Peshkopi-Kukës-Qafë Luzhë-Qafë Valbonë-Vermosh-Rapstarje-Koplik-Shkodër-Farkë.

Helikopteri i shfaqur në videon e portalit syri.net është civil, me përmasa më të mëdha dhe pa shenja dalluese të Forcës së Armatosur. Në këtë video gjithashtu dallohet qartësisht se helikopteri është i pajisur me rrota. Ndërkohë që asnjë helikopter i FA-ve nuk është i pajisur me rrota, por janë të pajisur me sistemin me slitë.

Sa më sipër aludimet e portalit syri.net janë të pavërteta dhe për më tepër dashakeqe. Ftojmë median të distancohet nga abuzimet që nuk ndalen as përpara humbjes së jetës së dy pilotëve të Forcave të Armatosura në krye të detyrës.

Reagimi i ministres Mimi Kodheli:

Ndërkohë në lidhje me akuzat ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook ajo shkruan se opozita po hedh balt mbi viktimat.

Eshte e frikshme qe pa u varrosur ende dy djemte qe humben tragjikisht jeten ne aksidentin e djeshem, politika e hienave u versul te shqyeje te vdekurit per te ushqyer partine e baltes!

Pa u thare ende boja e letres se ngushellimit qe kapot e partise se baltes u derguan familjareve te dy sherbetoreve besnike te shtetit, kapot dhe vrasesit e tyre me pagese te se vertetes, u versulen te hedhin balte mbi viktimat.
Ka nje shprehje populli per rastin kur te vine perballe krijesa te tilla te erresires: Te kam lene Zotin se me ty s’merret dot robi! Ndersa per keto hiena politike une mund te them vetem se i’a kemi lene popullit sovran te shohe te degjoje e te gjykoje per ta!
Dhe jam e bindur qe edhe me keq do t’i gjykoje se c’i gjykoi ne 2013 e ne 2015!
Qershori i ardhshem do te shpagoje me voten e popullit gjithe balten e tyre te neveritshme!

Mesazhi ngushëllimit nga ana e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet dhe keqardhjen e saj për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën dhe u lënduan dje në Shkodër. Incidenti që ndodhi është një kujtesë e sakrificave të jashtëzakonshme të bëra nga burrat dhe gratë e forcave të armatosura dhe familjet e tyre.

Next Post

Franca dënon të gjithë ata që paguajnë për seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In