• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Bashës, Tomini: Vdekjet nuk mund të fshihen, familjarët pyeten nëse duan autopsi

by A R
21/11/2020 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa kushton Covid 19, terapia, vaksina dhe rimbursimi i pacientëve ishin temat e diskutimit në studion e emisionit “Java në RTSH” këtë të premte. Shefja e Survejancës pranë ISHP, Eugena Tomini, tha të premten mbrëma se në spitale ka ende 20% të kapaciteteve  të pashfrytëzuara dhe se spitali Covid4 nuk është hapur ende. Ajo shtoi se një karantinë si ajo e marsit do të ishte zgjidhja e fundit.

“Puna e autoriteteve sa i përket situatës me pandeminë është e vështirë dhe e komplikuar. Aktualisht janë me dhjetëra njësi në terren që merren me hetimin epidemiologjik. Covid është një shqetësim mbarëbotëror” – tha ajo.

Lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, se spitalet po fshehin vdekjet e pacientëve të infektuar, Tomini u tregua e prerë. Ajo tha se për rastet e humbjeve të jetëve zbatohet protokolli dhe se nuk ka asnjë fshehje shifrash.

“Si mjeke po ju them se nuk mundemi që të fshehim apo tjetërsojmë një vdekje për arsye se nga ana ligjore dhe asaj profesionale nuk më lejohet që në mbylljen e kartelës kundrejt morgut të bëj një veprim të tillë. As unë dhe as kolegët e mi e kemi të pamundur ta bëjmë diçka të tillë” – tha Eugena Tomini.

Ajo shtoi në studion e “Java në RTSH” se çdo rast shoqërohet me skedën e vdekjes dhe nga ana tjetër çdo familjar pyetet nëse duan autopsi në rast të dyshimeve.

Ndërkohë duke u ndalur te paketat e rimbursimit të medikamenteve, deputetja Milva Ekonomi u shpreh se ky proces nis që këtë vit duke përdorur buxhetin e vitit 2020.

Ajo shtoi se në rimbursim do të përfshihen vetëm të prekurit që nga momenti kur ka dalë vendimi i qeverisë.

“Pandemia na tregoi se e-Shërbimet i përkasin qytetarit të Shqipërisë. Unë mendoj që në këtë moment ajo që na duhet fokus i fortë te shkenca. Shkenca e ka të panjohur kovidin, por e ka më të njohur sesa njerëzit e thjeshtë. Prandaj edhe pretendimet e opozitës nuk mund t’i diskutojmë në hapësira të tjera. Sepse grupi i ekspertëve dhe njohësve të Covid është një dhe janë të grumbulluar. Shkenca mbron qendrimin e vet dhe duhet të jetë qeveria që të ndjekë mendimin e shkencës” – tha Ekonomi.

Nga ana tjetër, përmes një lidhje Skyp, pediatrja Gjeorgjina Kulli apeloi që prindërit të rrinë në kontakt me mjekët e familjes dhe pediatrit kur kanë fëmijë të infektuar. Anëtarja e Komitetit Teknik shtoi se pediatria po bën më të mirën për të gjithë pacientët e vegjël.

Për më tepër ndiqni emisionin e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=fbZetaaGgf8

Next Post
‘Iu nënshtrua një operacioni për kancer në shkurt’/ Detaje të reja për gjendjen e Putin, profesori rus: Ka planifikuar që të japë…

'Iu nënshtrua një operacioni për kancer në shkurt'/ Detaje të reja për gjendjen e Putin, profesori rus: Ka planifikuar që të japë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com