Sherr në Parlamentin e Turqisë, ku deputetët e partisë së presidentit Erdogan kanë goditur me grushta deputetët e opozitës.
Ferhat Encu i Partisë Popullore Demokratike akuzoi qeverinë se ka masakruar fëmijë të pafajshëm kurdë në juglindje të Turqisë.
Kjo deklaratë solli shpërthimin e konfliktit, që degjeneroi në sherr me grushta.