• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Akuza nga Ukraina për politikanët kosovarë: Të paaftë për t’i plotësuar kushtet e vizave

by Java News
11/05/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ernst Reichel, ambasador gjerman në Ukrainë, pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Ukrainës, ka përmendur edhe Kosovën. Ai ka thënë se liderët kosovarë ishin të paaftë për t’i plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Përmes një shkrimi, ambasadori gjerman në Ukrainë, Ernst Reichel ka uruar qytetarët e Ukrainës që tani e tutje mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian, pasi atyre sot iu liberalizuan vizat.

Në këtë shkrim, Ernst Reichel, i cili ishte ambasador i Gjermanisë edhe në Kosovë, ka thënë se Kosova ka dëshmuar paaftësi në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

 

“Për dallim, Kosova ka dëshmuar se nuk është në gjendje t’i përmbushë kushtet. Në vend se ta bëjë këtë, do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. S’kam koment”, ka thënë ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel.

Komentet e tij, ai i ka bërë në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe lajmin që qytetarët e Ukrainës mund të udhëtojnë tani pa viza.

Reichel, para se të emërohet në Ukrainë, ka qenë edhe përfaqësuesi i kancelares gjermane, Angela Merkel, për Ballkanin, shkruan Gazeta Express.

Kosova ka pasur si kusht të fundit ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi për të fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në Zonën Schengen.

Komisioni Komisioni Evropian kishte propozuar më 4 maj të vitit të kaluar heqjen e vizave për popullin e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën Shengen.

Komisioneri për Migracion dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos kishte thënë se kosovarët kishin bërë punë të mirë.

“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa është i rëndësishëm udhëtimi pa viza për  popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojnë propozimin tonë shumë shpejt”, ka thënë Avramopoulos, transmeton Gazeta Express.

Sido që të jetë kushti i fundit i mbetur demarkacioni nuk është plotësuar ndërkohë që nuk dihet ende edhe sa kohë kosovarët do të presin para ambasadave. (b.an)

Next Post
Superaksioni/ Kapen 300 kg drogë në një gomone 5 metra të gjatë, arrestohen 2 shqiptarë

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në Ulqin, vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com