• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza: E vërteta e hetimit të Belind Këlliçit dhe dy fakte penale për SPAK-un

by Java News
17/02/2024 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Tre javë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha se kishte marrë një informacion, sipas të cilit atij i kishin hapur një hetim.

Sipas tij, hetimin ia kishin hapur për ta intimiduar, me qëllim për të ndaluar operacionin e tij të zbulumit të fakteve të reja rreth aferës së inceneratorëve. (Në kampin opozitar është kthyer në modë tashmë që cilido që ka ndonjë hall me SPAK-un thotë se po goditet për shkak se ka ‘denoncuar’ inceneratorët. Madje, sapo marrin vesh se do u hapet ndonjë dosje, dalin dhe denoncojnë inceneratorët, siç edhe veproi dhëndri, i cili dy javët e fundit para arrestimit, ‘denonconte’ 7 herë në ditë inceneratorët).

“Kam shumë pak ditë që kam marrë një informacion, që përmes letrave anonime, Policia e Shtetit, SPAK-u, nuk e di kush, vetë Erion Veliaj ndoshta, Policia Bashkiake, kanë hapur një hetim. Më kanë vendosur në survejim dhe po mundohen të më ndalojnë dhe intimidojnë në lidhje me denoncimet që unë kam bërë dhe vijoj të bëj për çështjen e inceneratorëve”, tha Këlliçi.

Disa orë më pas, Sali Berisha tha nga ballkoni se “grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre. Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington”.

Këlliçi ka statusin e ish deputetit. Sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, një hetim për një ish deputet, për çdo vepër penale të dyshuar, e hap vetëm SPAK-u, me kallëzim ose kryesisht. Pra, sipas informacionit të Këlliçit, këtë të fundit po e hetonte SPAK-u.

Kur dikush sinjalizon vetë se po hetohet, shkalla e besueshmërisë së lajmit është më e lartë se sa kur lajmin e jep një person i tretë, aq më tepër një jo dashamirës.

Në media natyrshëm u hodhën hipoteza sepse po hetohej Belind Këlliçi, duke u fokusuar kryesisht tek shpenzimet e tij gjatë fushatës elektorale vitin e kaluar, shpenzime që deri më sot nuk u duhet burimi.

Analisti Baton Haxhiu, në një emisionin televiziv, paralajmëroi Këlliçin që të ruhej dhe të kishte kujdes, mesazh që u lexua nga televizioni i Familjes Berisha dhe vetë Këlliçi si një kërcënim në emër të SPAK-ut.

(Baton Haxhiu më ka lënë një shije të keqe pasi në një rast i nisa mbi 15 pyetje që t’ia drejtonte një politikani, i cili sot ka disa dosje të hapura në SPAK. Jo vetëm që nuk i bëri qoftë edhe një pyetje, por i thuri elozhe politikanit gjatë gjithë emisionit. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi. Me shumë gjasa ato pyetje ia kanë bërë në SPAK).

Së pari, nuk tingëllon aq i besueshëm pretendimi se Baton Haxhiu, një analist që shfaqet shpesh në banakun e televizionit të Familjes Berisha, të kërcënojë Belind Këlliçin, për llogari të inceneratorëve. Pagesa nga inceneratorët ka marrë edhe vetë PD-ja, një pjesë e të cilës sulmonte Jorida Tabakun kur drejtonte komisionin hetimor, ndërsa Këlliçi heshtem. Ka marrë edhe Sandër Frangaj, Anila Basha etj.

Së dyti, në historinë e Shqipërisë, nuk ka një çështje që është hetuar më shumë se sa inceneratorët. Nuk është hetuar as Gërdeci, as 21 Janari, as grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998, as vrasjet në Tropojë, as firmat piramidale, as krimet e SHIK-ut, as koncensionet, as shitja e detit, as ARMO etj., sa janë hetuar inceneratorët. Me dhjetëra në burg, nën hetim dhe në arrati. Dhe abuzimi deri më tani, sipas SPAK, shkon te 8 milionë euro, që dyshohet më shumë si evazion fiskal. Sa njerëz janë futur në burg për inceneratorët nuk janë futur për të gjitha krimet shtetërore dhe aferat korruptive të tre dekadave të fundit. Madje disa afera, që tejkalojnë me qindra herë inceneratorët, nuk janë hetuar ende, si privatizimi i ARMO, pullat fiskale, shitja e HEC-eve, ish Hotel Dajti, koncensioni i pasaportave, markimi i karburanteve, tenderat e kredive, privatizimet, tjetërsimi i pronave të ushtrisë etj.

Merita e hetimit të inceneratorëve i takon SPAK-ut. Si mund të besohet që SPAK po përdoret nga inceneratorët për të ndëshkuar një personazh si Belind Këlliçi, i cili vetëm muajt e fundit ka nisur të ‘denoncojë’ inceneratorët, pasi po ‘zbulon aferën e inceneratorëve’, të cilën SPAK po heton e prej 4 vitesh, duke e bërë fije-fije!?

Sot, Belind Këlliçi, alarmin që kishte dhënë vetë para tre javësh, e paraqiti si gënjeshtër të Carlo Bolinos dhe Baton Haxhiut.

“Po tani çfarë gënjeshtre tjetër do të thotë Batoni i paguar nga inceneratorët dhe Carlo i kallëzuar në SPAK për grabitje të pronës publike dhe i paguar nga inceneratori fantazmë i Tiranës???!!!”, shkruan Belo.

Ky sharlatanizëm ka tre shpjegime të mundshme.

-Belind Këlliçi mund të ketë sajuar hetimin e tij ashtu siç sajoi ‘kunata’ e tij, gjyqtarja e Tiranës, letrën e kërcënimit, ndoshta për protagonizëm, për shkak të paranojave ose të ndonjë shkartiste mendore.

-Belind Këlliçi ka parë ndonjë ëndërrr me hetime dhe akuza penale si ato gomerët që shohin në ëndërr sikur po i ha ujku nga mbrapa.

-Belind Këlliçi ndihet i rrezikuar dhe parashikon një hetim të mundshëm nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie, dhe po parapërgatitet duke sajuar hetime dhe alibi.

Dy fakte penale

1. Belind Këlliçi, çiraku i Sali Berishës dhe Ilir Metës që humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt vitin e kaluar, ka shpenzuar qindra mijëra euro gjatë fushatës elektorale. Mugon burimi i shpenzimeve. Me vetëm 2 milionë lekë të vjetra rrogë, Këlliçi shpenzonte mbi 1 mijë euro në javë vetëm për sponsorizime në Facebook, të cilin ia menaxhonin 6 punonjës. Cili është burimi i parave? Pse nuk i ka deklaruar në ILDKP?

2. Belind Këlliçi u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke u veshur me detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë. Belind Këlliçi nuk ka deklaruar në ILDKPKI pasurinë e bashkëjetueses, si person i lidhur në kuptimin e ligjit nr. 9094 të vitit 2003. Bashkëjetuesen e ka ekspozuar dhe pranuar publikisht në disa emisione televizive, komentuar dhe diskutuar gjatë si një fakt tashmë i njohur./Shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ E çon makinën për riparim në servis, mekaniku e merr për xhiro dhe merr peng pronarin

Tiranë/ Sherr mes fqinjëve dhe 'kërcet' arma, reagon policia: 47-vjeçari është qëlluar në këmbë, vijon puna për kapjen e autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In