• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e rëndë e Manastirliut për Vasilin: Ministria jote shpikte viruse për të blerë ilaçe të skaduara!

by Java News
20/08/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas akuzave të ish-ministrit Vasili, në drejtim të shëndetësisë.

Manastirliu ka hedhur akuza të forta ndaj Vasilit, duke deklaruar se ministria e tij shpikte viruse për të blerë ilaçe të skaduara.

“Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve“, deklaron Manastirliu

Në reagim thuhet ndër të tjera se përkundër akuzave të Vasilit, ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me Ethet e Nilit Perëndimor. Për masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin e tij.

Reagimi i ministres

Deklaratat e ish Ministrit të Shëndetësisë, nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore. Por mundësia që ai na jep për të komunikuar të vërtetat, nuk mund të humbet në asnjë rast.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka zgjedhur të reagojë institucionalisht, përmes institucioneve përgjegjëse, në lidhje me alarmet mbi epidemitë e mundshme që mund të shfaqen në territorin e Shqipërisë.

Instituti i Shëndetit Publik, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është i vetmi institucion shtetëror, që ka autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme, për t’u shprehur në lidhje me epidemitë. ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me Ethet e Nilit Perëndimor. Për masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin e tij.

Ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit.

Padyshim, ne të parët jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të mbërritur tek Shëndetësia që ne duam.

Ne do të vazhdojmë të komunikojmë institucionalisht dhe me transparencë me qytetarët, qoftë për politikat që jemi duke ndjekur në fushën e Shëndetësisë, qoftë për masat që jemi duke marrë në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, qoftë për ndërhyrjet që jemi duke bërë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim që ata të marrin një shërbim shëndetësor me cilësi dhe sa më pranë vendbanimit. Kjo është detyra jonë, kjo është detyra e të gjithë ekspertëve në sistemin shëndetësor, të cilët janë papushim në krye të detyrës.

Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve.

Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit. Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. Dhe si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij.

a.ç

Next Post
Ultrasit e Lazios: Gratë dhe të dashurat, jashtë “hapësirës sonë të shenjtë”!

Ultrasit e Lazios: Gratë dhe të dashurat, jashtë “hapësirës sonë të shenjtë”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com