• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuza e PD për HEC-in e Katundit të Ri, qeveria: Procedurat e konkurimit nuk janë zhvilluar ende

by A R
10/01/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka reaguar për akuzat e opozitës për dhënien me koncesion të ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Qeveria sqaron që në krye se është i pavërtetë referimi për Skavicën, pasi procedurat e hapura bëjnë fjalë për HEC-in e Katundit të Ri, një tjetër vepër energjetike mbi lumin Drin.

Qeveria thotë se bashkimi i shoqërive “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, ka shfaqur interesim për ndërtimin e HEC Katund i Ri, Sqarimi shton se përmes një vendimi të Qeverisë është vlerësuar projekti i specifikuar paraqitur nga këto dy kompani, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh.

Sqarimi shton më tej, se në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton sipas saj, se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar. Nga të gjithë investitorët e interesuar për HEC-et në Drinin e Zi, bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” ishin të vetmit që parashikonin këtë element, thotë sqarimi.

“Në një kohë kur procedura konkurruese nuk është zhvilluar ende, nuk ka se si të ketë shoqëri fituese të garës- sqarohet ne deklarate. Qeveria shqiptare nuk mund të orientojë investitorët se çfarë duhet të publikojnë apo jo në faqet e tyre të internetit. Detyra e qeverisë shqiptare është të garantojë respektimin e ligjit dhe një proces e garë transparente nga fillimi në fund”, thotë ndër të tjera sqarimi i Qeverisë shqiptare referuar akuzave të opozitës.

Ja deklarata e Plotë në Transparenca.al

Për hidrocentralin e Katundit të Ri:

Për hir të transparencës ndaj publikut sqarojmë sa vijon:

Referuar studimeve, në rastin konkret të Drinit të Zi, ka disa opsione por më i përshtatshmi dhe me më pak kosto mjedisore e sociale rekomandon që mbi këtë lum të ndërtohen 2 hidrocentrale dhe konkretisht hidrocentrali i Skavicës (HEC Skavica) dhe ai i Katundit të Ri (HEC Katund i Ri).

Bashkimi i shoqërive “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, në një proces krejtësisht transparent dhe ligjor, ka shfaqur interesim për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Përmes vendimit, Nr.1068, datë 23.12.2015, Qeveria ka vlerësuar projektin e specifikuar, paraqitur nga bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” për ndërtimin vetëm të “HEC Katund i Ri”, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh. Kësisoj, referenca që Partia Demokratike bën për ndërtimin e HEC Skavica është i pavërtetë, pasi Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile procedurave vetëm për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar. Nga të gjithë investitorët e interesuar për HEC-et në Drinin e Zi, bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” ishin të vetmit që parashikonin këtë element. Një qasje e tillë është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe politikat e qeverisë së Shqipërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë në 23 Dhjetor 2015, në mbledhjen e pasdites së Këshillit të Ministrave. Është kryer zbardhja e vendimit dhe është transmetuar tek Qendra e Publikimeve Zyrtare e cila e ka botuar brenda afatit 10 ditor nga dita e dërgimit, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të vitit me disa ditë pushimi për shkak të festave.

Bazuar në nenin 117 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave, vendimet e Këshillit të Ministrave publikohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Në rastin konkret, vendimi është publikuar në mënyrë transparente në Fletoren Zyrtare dhe ka respektuar kërkesat ligjore nga momenti i miratimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, deri tek publikimi në Fletoren Zyrtare.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës.

Në një kohë kur procedura konkurruese nuk është zhvilluar ende, nuk ka se si të ketë shoqëri fituese të garës. Gjithsesi, qeveria shqiptare nuk mund të orientojë investitorët se çfarë duhet të publikojnë apo jo në faqet e tyre të internetit. Detyra e qeverisë shqiptare është të garantojë respektimin e ligjit dhe një proces e garë transparente nga fillimi në fund.

Fillimi i procedurave për HEC Katund i Ri nuk pengon në asnjë rast, zhvillimin e mëpasshëm të projektit të HEC Skavicës. Referuar HEC Skavicë, për të cilin nuk ka ende procedura të filluara, projekti do të ketë një rol rregullator më të madh për gjithë Kaskadën e Drinit. Rrjedhimisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke marrë kohën dhe konsulencën për një studim të plotë, po sheh mundësinë e zhvillimit në perspektivë të këtij projekti (HEC Skavicë) duke e përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjitike si partnere.


/ Top Channel

Next Post

Politika e Tiranës krejt e ftohtë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In