• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akullorja dhe seksi? Ja çfarë na tregojnë shijet?

by
07/06/2015 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me siguri e keni shijen tuaj të preferuar të akullores me të cilën mund të ëmbëlsoheni në çdo periudhë të vitit. Pikërisht ky ushqim sensual zbulon si jeni në seks dhe çfarë prisni prej partnerit.

Vanilja

Akullorja e vaniljes është klasikë tashmë me dekada dhe një nga më të popullarizuarat. Nëse edhe ju e adhuroni shijen e tillë, atëherë jeni person që qëndron në mënyrë të vendosur në këmbë. Ashtu siç e pëlqeni akulloren klasike, po ashtu e preferoni edhe seksin klasik. Nuk jeni adhurues të eksperimenteve të mëdha në shtrat. Propozimin për seks në vend të hapur ose ndonjë vend të pazakonshëm gati gjithmonë e refuzoni. Por, kjo nuk do të thotë që jeni të mërzitshëm në shtrat. Adhuruesit e vaniljes janë të dashur dhe gjithmonë në kërkim të dashurisë.

Çokollata

Çokollata është po aq e popullarizuar sa vanilja. Megjithatë, për dallim nga retro klasiku i bardhë, ka shumë lloje të akullores së çokollatës. Klasike, e ithët, me shtesat të copave të çokollatës, karameleve, frutave arrore. Adhuruesit e akullores çokollatë janë persona pasionant që pëlqejnë të shijojnë – si në ushqim dhe shije të mira ashtu edhe në dashuri dhe seks. Ata shpesh kanë shqisën e gjashtë kur janë në pyetje nevojat e tjetrit. Janë dashnorë të përkushtuar dhe të qëndrueshëm.

Arra, fëstëku, bademi, lajthia

Këto akullore vështirë që kombinohen me llojet tjera, për çka adhuruesit e tyre pëlqejnë vetëm një lloj akullore. Në dashuri po ashtu janë të përkushtuar dhe besnikë të partnerit të tyre. Seksi me partnerë të ndryshëm thjesht nuk është për ta. Bëhet fjalë për romantikët, të cilët gjithmonë janë të fokusuar në partnerin aktual dhe tradhtia nuk vjen në shprehje. Konsiderohet që kanë karakteristikë të shprehur familjare.

Straçatella

Straçatella është dinake – nuk është as vanilje, e as çokollatë. Me siguri kjo edhe është arsyeja e popullaritetit të saj – nuk kemi nevojë të përcaktohemi për vetëm një lloj akullore, por i marrim dy në një. Adhuruesit e kësaj çokollate janë mjaft të vendosur. Ata kanë nevojë për larmi në shtrat. Adhurojnë pozicionet e ndryshme seksuale dhe nuk mund të dallojnë asnjë si më të preferuar. Kur është në pyetje dashuria mbesin besnikë dhe të përkushtuar nëse kanë mjaft hapësirë të lirë për vete.

Limoni

Nuk ka akullore që freskon më shumë gjatë verës së sa akullorja e limonit. Shija jashtëzakonisht e thartë e kësaj delikatesë është sfidë e vërtetë për qiellzën. Adhuruesit e limonit pëlqejnë të ëndërrojnë dhe këtë e bëjnë edhe kur është në pyetje seksi. Kanë horizonte të gjera, por shpesh nuk mund të realizohen. Pëlqejnë ekzotiken, ndërsa kur është në pyetje përzgjedhja e partnerit, shumë shpesh janë të pavendosur. Megjithatë kur takojnë dashurinë e vërtetë, i përkushtohen tërësisht.

Kafeja, karamelja, ponçi

Ata që pëlqejnë këto shije, u mbesin gjithmonë besnik. Kafeja, karamelja dhe ponçi për ata janë shije pa konkurrencë. Adhuruesit e kafes janë pragmatik dhe kështu janë edhe në dashuri. Nuk pëlqejnë eksperimentimin, madje edhe mund të nervozohen nëse partneri propozon diçka të re dhe të pazakontë. Ata dashurinë më shumë e kërkojnë në nivel intelektual se sa atë erotik.

Next Post

Toska: Është koha që ne të bëjmë një kthesë historike për Cërrikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com