Siguria e bukës dhe e miellit në treg ishin në fokusin e një tryeze teknike që mblodhi bashkë prodhues, importues dhe institucione shtetërore në Tiranë.
Takimi i organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK), u mbajt në “Shtëpinë e Biznesit’. Në tryezë, krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit ishin edhe prodhuesit e bukës e të brumërave, si dhe importuesit e miellit.
Diskutimi u ndal te mënyrat e reja të inspektimit, certifikimet dhe sfidat që sjell përshtatja me tregun e përbashkët evropian. Qëllimi i tryezës ishte i qartë: rritja e standardeve dhe afrimi i praktikave të punës me ato të Bashkimit Evropian.
Gjatë bisedës për zbatimin e ligjit, drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, foli për rolin e institucionit si filtër kontrolli, sidomos në Pikat e Inspektimit Kufitar. Sipas saj, forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i ngushtë me biznesin mbeten thelbësore për të garantuar produkte sa më të sigurta për konsumatorët.
Tryeza synon të mbajë të hapur dialogun mes shtetit dhe sektorit privat, me fokus përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore në vend.











