• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU aksion në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër; bllokon ushqime të skaduara, gjobiten 3 subjekte

by Java News
13/08/2018 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara. Konkretisht, DRAKU Gjirokastër dhe Berat kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “ minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar.

Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë. Ndërkaq trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Konkretisht, DRAKU Gjirokastër dhe Berat kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “ minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cenojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të stadardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. /ma.me

Next Post
FOTOT/ Emily, shfaqet joshëse në Sardenja

FOTOT/ Emily, shfaqet joshëse në Sardenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Betejë me flakët në 6 qarqe të vendit, harta me zonat kritike! Mbrojtja: 43 vatra në 24 orë, 13 ende aktive! Mbi 1 mijë forca në aksion

September 9, 2026
“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

September 9, 2026
Nuk kalon sërish Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës pa kryetar

Kriza politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, LVV dhe Kurti pritet të propozojnë Albulena Haxhiun për kryetare!

September 9, 2026
EMRI/ Shkaktoi aksidentin me vdekje në Angli, ky është shqiptari i shpallur në kërkim!

EMRI/ Shkaktoi aksidentin me vdekje në Angli, ky është shqiptari i shpallur në kërkim!

September 9, 2026
Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, Administrata vijon protestën për pagat, asnjë shërbim për qytetarët!

Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, Administrata vijon protestën për pagat, asnjë shërbim për qytetarët!

September 9, 2026
“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”- Flet drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj: Nga gazi dhe avujt e benzinës…

“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”- Flet drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj: Nga gazi dhe avujt e benzinës…

September 9, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Një debat që nuk duhet të mbarojë te telefonat

September 9, 2026
Champions/ Reali fitoi pas gafave dhe shpërdorimeve të Interit, Murinjo dhe Chivu reagojnë pas ndeshjes speciale!

Champions/ Reali fitoi pas gafave dhe shpërdorimeve të Interit, Murinjo dhe Chivu reagojnë pas ndeshjes speciale!

September 9, 2026
Bashkia e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin, dëgjesë me banorët për Territorialen: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve!

Bashkia e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin, dëgjesë me banorët për Territorialen: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve!

September 9, 2026
Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com