• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Aktorja e njohur që është imazhi i Diellës: Kam marrë pak lekë, s’e dija që do isha ministre. Kontrata deri…

by Os De
17/09/2025 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Anila Bisha ka pranuar se është imazhi i Diellës ndërsa në emisionin “Opinion” deklaroi këtë mbrëmje se nuk e dinte që do bëhej ministre, por kontrata e saj për përdorim të imazhit është vetëm për tu shfaqur në e-Albania. 

Anila Bisha u shpreh se nuk ka marrë shumë para ndërsa theksoi se në dhjetor të këtij viti mbaron kontrata. “Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.“-tha Bisha. 

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025. 

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaron Diella në dhjetor? 

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë… 

Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit. 

Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike. 

Anila Bisha: Më e bukur se kaq… 

Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një… 

Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin. 

Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët? 

Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias. 

Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre? 

Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte. 

Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi. 

Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin. 

Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin. 

Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minuta dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania. 

Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti? 

Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt. 

Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet. 

Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre? 

Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash. 

 

Next Post
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In