• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori Zeqja: Debati pozitiv, koha për një Teatër të ri dinjitoz

by A R
05/07/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për aktorin e njohur Lulzim Zeqja, ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar dinjitoz për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë është një gjë shumë e mirë. Zeqja thekson se ka ardhur koha për një ndërtesë me parametra bashkëkohore dhe se kjo është një kërkesë dhe dëshirë e të gjithë aktorëve e regjisorëve për kushte më të mira pune.
“Është gjë shumë e mirë që do të kemi një Teatër Kombëtar dinjitoz për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Unë besoj se ka ardhur koha për një ndërtesë me parametra bashkëkohore. Madje, që të gjithë aktorët e regjisorët duan kushte më të mira pune. Por, edhe publiku do të ndihet më komod në një sallë dinjitoze. Gjithashtu, jam i sigurt që edhe debati që është hapur mbi çështjen e Teatrit është pozitiv, pasi ka filluar të shfaqë të gjitha problematikat që shqetësojnë komunitetin artistik. Në fakt, është hera e parë që teatri merr një vëmendje kaq të lartë në shoqëri. Teatri i ri, si çdo sallë e re për teatrin, do jetë një frymëzim për të gjithë; aktorët,  regjisorët, por edhe për çdo djalë o vajzë të re që aspiron të bëhet aktor. Unë e pashë Turbinën dhe besoj se është një nga sallat më të mira alternative që ka Tirana sot. Besoj se do të jetë një vend, i cili do të sjellë produkt më cilësor dhe do të afrojë një publik të ri në moshë”, theksoi Lulzim Zeqja.
Lulzim Zeqja ka interpretuar së fundmi në rolin e Baburit, një nga shfaqjet më të mira të teatrit këto vite “Rojet e Taxhit”, e më pas rolin e Henrit në dramën “Frankeshtajn” me regji nga Ilir Bokshi./a.m.
Next Post
VIDEO/ Sekuestrohet kokainë dhe heroinë, policia aksion në Vlorë e Sarandë

VIDEO/ Sekuestrohet kokainë dhe heroinë, policia aksion në Vlorë e Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In