• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori që fshehu verbërinë për të hyrë në industrinë e filmit

by A R
19/10/2024 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori dhe prodhuesi i filmave, britaniku Adam Morse që në fillimet e karrieres e mbajti të fshehtë verbërinë e tij. “Secili prej nesh mendoj, duhet të përpiqet të tregojë se çfarë mund të bëhet. Kjo më motivon mua për të bërë filma, jo vetëm për të argëtuar njerëzit, për të treguar histori, për të provuar. Dua të bëj një ndryshim në botë me artin.”

Ai shpjegon se procesi i tij në punë është si i çdo drejtuesi tjetër filmash. “Procesi për mua është identik si për çdo drejtues tjetër. Nëse flisni me ndonjë nga aktorët e mi, ekipin tim, ata do të tregojnë të njëjtën gjë. Dua të them, ka pak dallime. Unë kam një monitor më të madh duke u përpjekur të shoh me cepin e syrit aq sa mundem. Disa detaje mund edhe të më humbasin, por e mira është që filmat bëhen në parapërgatitje dhe disa vendime ndryshojnë gjatë rrugës.”

Vite më vonë, pasi luajti në serialet televizive “See”, filmi artistik “Lucid” dhe në një reklamë të Super Boël ai vjen në një intervistë për “Reuters” në muajin e ndërgjegjësimit për të verbrit. Morse thotë se shpreson të jetë një shembull për të tjerët që jetojnë me aftësi të kufizuara.

 “Unë mund të krijoj një rrugë për të tjerët, brezin e ardhshëm te artistëve dhe ata që jetojnë me aftësi të kufizuara ose verbëri dhe që duan të jenë në industrinë e filmit, duan të aktrojnë. Më këtë unë u them: Hej mos pyesni nëse është e mundur apo jo, por shikoni këtë djalë.”

Morse, humbi pjesën më të madhe të shikimit në vitin 2009 në moshën 19-vjeçare, kur u diagnostikua me një sëmundje të rëndë. “Nuk ndihesha rehat të flisja për gjendjen time më parë, sepse çdo herë që e bëja, gjithmonë do të merrja një reagim negativ. Dua të them, njerëzit para meje do të kishin komente të tilla si “oh, uau , ju jeni i verbër dhe dëshironi të bëni filma, kjo është e mahnitshme. Më pas unë do largohesha dhe nuk do dëgjoja më asgjë. Kuptohej ishte një refuzim që akumuloi shumë tek unë dhe krijoi një pasiguri për gjendjen time emocionale”.

Kur ai bëri “Lucid”, shumë pak njerëz të përfshirë kishin dijeni për verbërinë e tij. “Aktori Billy Zane ishte një nga njerëzit, që në filmin “Lucid”, ushtroi nje presion të nevojshëm mbi mua për të dalë dhe për t’u treguar i sinqertë se kush isha dhe gjendjen time. Më kujtohet ajo që më tha kur i besova dhe i tregova për veten. Ai nuk mund ta besonte, para së gjithash. Por më pas ai tha “Duhet t’u tregosh njerëzve”. Unë u pergjigja ‘Absolutisht jo, në asnjë mënyrë’. E vetmja arsye pse jam këtu është sepse njerëzit nuk e dinë se jam i verbër. Nuk do ta kisha pasur kurrë këtë mundësi, nëse, do ta dinin ata”. Dhe ai tha: “Epo, po njerëzit pas jush”.

Morse e fton publikun që të vijë të ndjekë çfarë ndodh në prapaskenë për çdo gjë që ai realizon.

 “Ndikimin që kanë pasur tek njerëzit projektet e mia në prapaskenë, është më i madh. Dhe, unë mund ta ndiej këtë nga, nga përgjigja, mesazhet dhe reagimi që kam pasur. Jam i hapur për mënyrën se si punoj, mund t’i ftoj kamerat ta ndjekin atë proces nga afër në realizimin e filmit tim të ardhshëm.”

Qëllimi i aktorit britanik nuk është vetëm të jetë pjesë e industrisë së filmit, por edhe të sjellë ndryshime dhe të nxisë lëvizje që të njihen dhe të pranohen akoma më shumë artistët me aftësi të kufizuara.

“Gjërat kanë filluar të ndryshojnë ngadalë. Dhe unë dua të jem pjesë e ndryshimit dhe të nxis këtë lëvizje që të njihen dhe të pranohen akoma më shumë artistët me aftësi të kufizuara.“

Më në fund ndihet i lumtur që po punon ashtu siç ka dëshiruar gjithmonë. “Tani që më në fund jam…i hapur për mënyrën se si punoj…”

Projektet e ardhshme të Adam Morse përfshijnë një dokumentar për të dhe filmin e tij të ardhshëm, i cili ka të bëjë me shëndetin mendor dhe muzikën.

/a.r

Next Post
Cilët janë të famshmit që mbështesin fushatat e Harris dhe Trump?

Cilët janë të famshmit që mbështesin fushatat e Harris dhe Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In