Aktori Klodian Hoxha rrëfen përvojën në serialin serb dhe ambiciet për të ardhmen në kinema

Klodian Hoxha, një aktor shqiptar, i është bashkuar trupës së një seriali që do të shfaqet në televizionin publik të Serbisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, Hoxha ndau detaje nga rruga e tij drejt këtij projekti. Ai zbuloi se fillimisht kishte kryer një audicion për një personazh tjetër, por për shkak të gjuhës serbe, e kishte refuzuar ofertën. “I thashë se nuk mund ta realizoja atë rol”, kujtoi ai. Më vonë, agjenti i tij i paraqiti një mundësi të re, ku dialogët ishin në shqip, anglisht dhe gjermanisht. “Tani interpretoj një bos që banon në Beograd”, shtoi aktori, pa dhënë shumë hollësi të tjera mbi personazhin.

Përtej këtij angazhimi, Hoxha tregoi se po punon për një iniciative të rëndësishme personale në fushën e produksionit, e cila synon të jetë prezente në Festivalin e Kanës. “Jemi duke u përpjekur të krijojmë diçka origjinale, një film shqiptar ku unë do të kem edhe rolin e producentit. Është një sfidë mjaft tërheqëse”, u shpreh ai.