• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Akt provokativ”, Berisha akuza Peleshit: Rrezikohet të mos na japin dokumentet për Ballukun

by A R
17/12/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si akt provokues mbajtjen sekret të materialeve që Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Kuvend për kërkesën për Belinda Ballukun. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se kryeparlamentari ka mashtruar përfaqësuesit e selisë blu. Sipas tij, materialet janë sekret, por jo për anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe deputetët e Kuvendit.

“Prokuroria dërgon në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e lubisë. Prisni. Prokuroria ka dërguar me qindra dokumente. Ligji dhe vetë prokurori ato ia adreson si kryetarit dhe çdo deputeti të parlamentit. Edi Rama urdhëron Niko Peleshin dhe ai ndryn në kasafortë, fillimisht mashtron dhe u thotë përfaqësuesve tanë se ka kërkuar prokurori që të mbahen sekret. Sigurisht që janë sekret ato, por nuk mund të jenë kurrë sekret për anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe për asnjë deputet. Pse janë sekret? Sepse aty del Rama me gjithë porositë e tij.

Shiko ç’akt provokativ. Rrezikohet të mos na japin dokumentet. Duan të mbajnë duke fshehur vjedhjet, duan të mbajnë duke fshehur krimet”, tha Berisha.

Ndërkohë Kuvendi, në një deklaratë po sot, 17 dhjetor, tha se aktet u janë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin.

“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, sqaroi Kuvendi.

Kujtojmë se dje, 16 dhjetor, SPAK iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për autorizim, për heqjen e imunitetit të Ballukut e më tej kalimin në masë shtrënguese ndaj saj.

SPAK argumenton se Balluku është e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë. Përveç kësaj, shton, se ajo është nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi.

Pas kërkesës në Kuvend është vendosur që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit ta shqyrtojë atë më 19 dhjetor. Sipas rregullave, Balluku ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes gjatë mbledhjes.

Next Post
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

"Vija e kuqe, Arian Ndoja", Salianji reagon pas akuzave të Berishës për lidhjet me Suel Çelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In