• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni për ujin, Task-Forca 100 inspektime në ditë në biznese

by Java News
03/02/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo ditë grupet Task-Forcë të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake dhe së Policisë së Shtetit verifikojnë mbi 100 biznese të ndryshme, me synimin për të ndërprerjeve çdo lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, ishin sot në zonën e Dajtit, për të ndjekur në terren aksionin për disiplinimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm nga lokalet dhe kompanitë që merren me përpunimin dhe tregtimin e ujit në qytet.

“Aksioni i UKT ka filluar sistematikisht nga data 1 shkurt, për një inspektim të detajuar të të gjitha bizneseve dhe identifikimin e lidhjeve të paligjshme apo mënyrën se si konsumohet uji. Kemi në terren 9 grupe pune, të cilët shkojnë në bizneset kryesore, duke plotësuar edhe formularët e vetë-deklarimeve. Bëhen rreth 100 inspektime çdo ditë”, tha Mazniku. Gjatë tre ditëve të para të këtij aksioni janë ndërprerë një numër lidhjesh të paligjshme të bizneseve me rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, ndërkohë që ndaj abuzuesve janë marrë masa ligjore. Mazniku siguroi se ky aksion do të vijojë në mënyrë të rregullt gjatë muajit shkurt, derisa të garantohet që të gjitha lidhjet me rrjetin e ujësjellësit të jenë në përputhje me ligjin. “Jemi të vendosur që ky aksion të vijojë dhe në fund të procesit, çdo person i cili gjendet që ka lidhje të paligjshme, do të ndëshkohet ashtu siç ligji e kërkon. Do të sigurohemi që ky shërbim të ofrohet në mënyrë sa më qytetare, sa më profesionale për të gjitha ato biznese që janë të rregullt dhe funksionojnë brenda të gjithë kuadrit ligjor”, theksoi ai.

Mazniku u bëri thirrje konsumatorëve familjarë që të shfrytëzojnë afatin e ri të vendosur nga qeveria, për të vendosur lidhje të ligjshme dhe për të nënshkruar kontratat e reja me UKT. “Është shtyrë deri në fund të muajit shkurt mundësia që u është dhënë qytetarëve që të vijnë pranë zyrave të UKT, që janë të hapura me orare të zgjatura gjatë kësaj kohe, për të formalizuar lidhjen e tyre, ose nëse kanë pagesa të prapambetura të Ujësjellësit, për të bërë një marrëveshje me UKT e për të pasur mundësi të kryejnë pagesat nëpërmjet një marrëveshje për ta paguar atë në kohë dhe me këste”, deklaroi ai. Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla u shpreh i kënaqur me treguesit e arritur gjatë këtyre tre ditëve, ku vihet re një ndërgjegjësim nga ana e bizneseve për të formalizuar lidhjet e tyre dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura për sasinë e ujit të shfrytëzuar. “Jemi në ditën e tretë të aksionit për verifikimin e bizneseve, pasi për pjesën e familjarëve afati u shty deri në fund të shkurtit. Shohim se pjesa më e madhe e bizneseve janë rregulluar si nga ana proceduriale, si nga ana e matjes”, u shpreh Molla.

Për t’u ardhur në ndihmë atyre qytetarëve të cilët dëshirojnë të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe konsumatorët që janë të interesuar të kryejnë pagesa apo të përfitojnë nga skema lehtësuese e shlyerjes së debisë që UKT ofron për ta, shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka vendosur orare të reja shërbimi në të gjitha Njësitë Zonalë, PIKAT UKT si dhe në arkat kryesore të qytetit. Sportelet qëndrojnë të hapurave nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë.
thumbnail_Gjate aksionit te sotem te Task Forces per ujin (1)

thumbnail_Gjate aksionit te sotem te Task Forces per ujin (2)

Next Post
FOTOT/ Vrasja e Kasmit, ja kush është organizatori i bandës dhe siguruesi i mjeteve

Skeda kriminale, kush është Aurel Hoxhallari që organizoi vrasjen e Devi Kasmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

June 30, 2026
Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In