• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksioni/ Kontrolle masive në lokale, sekuestrohet drogë, prangosen disa persona

by A R
08/06/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit nga Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjëndje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit :

– Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë)

– Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç (pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa)

– Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë (pasi në rrugën “Bardhyl“, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMV” dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./a.m.

Next Post
Rënia e euros, efekt neutral në ekonominë shqiptare

Euro 'ringjallet', pëson rritjen më të madhe ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com