• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro ‘ringjallet’, pëson rritjen më të madhe ditore

by A R
08/06/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.58 lekë, me një rritje prej 2.33 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.
Kjo është rritja historike më e madhe ditore në historinë e euros, që kur ajo ka filluar të kuotohet si monedhë fizike në janar 2002 dhe ka filluar të tregtohet në Shqipëri, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Vetëm në tre ditët e fundit, euro është mbiçmuar me 3.41 lekë, duke arritur në nivelin më të lartë që fillimi i muajit maj.

Në rënie të fortë ka qenë dhe dollari, i cili u këmbye sot me 108.36, me një rritje prej 2.48 lekësh, në krahasim me ditën e mëparshme. Paundi u rrit me gati tre lekë dhe franga zvicerane me 2.33 lekë shkruan Panorama.

Arsyeja kryesore e këtij forcimi të shpejtë lidhet me ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë, guvernatori i të cilës deklaroi tre ditë më parë se institucioni monetar qëndror do të blinte valutë në treg për të frenuar mbiçmimin e lekut që kishte dalë përtej parashikimeve.

Përtej ndërhyrjes, efekti psikologjik kë të herë ka vepruar në të kundërt, duke përshpejtuar mbiçmimin e euros, ndryshe nga pak ditë më parë, kur pritshmëritë për një rënie të euros po zhvlerësonin më shumë monedhën e përbashkët.

Aktorët e tregut pohuan se dje dhe sot ka pasur një dyndje të lartë të njerëzve që kërkonin të blinin valutë, pasi kishin frikë se mos forcohej më tej euro. Luhatjet e mëdha kanë vështirësuar parashikimin për ecurinë e mëtejshme të kursit të këmbimit, ndonëse tradicionalisht euro është e dobët në verë, si rrjedhojë e efekteve sezonale.

Luhatjet e mëdha të ditëve të fundit kanë bërë që agjencitë të rrisin marzhin e tregtimit të shitblerjes, nga 1.5 lekë dje në gati 2 lekë sot. Në agjencitë valutore kryesore në Tiranë, një euro mund ta blini sot me jo më pak se 128 lekë, nga 126 lekë që ishte një ditë pas deklaratave të Bankës së Shqipërisë.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, euro u zhvlerësua me shpejtësi, duke arritur në 5 qershor në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vite, përpara se Banka e Shqipërisë të njoftonte ndërhyrjen./a.m.

Next Post
“Po Basha kur do të dorëzohet te drejtësia si Agron Xhafaj?”

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Basha: Rama gënjen Europën me karamele!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com