• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

by A. Q
22/09/2026 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Institucioneve është përfshirë sot (22 shtator) nga debate të nxehta politike pas zhvillimeve më të fundit me masën e sigurisë të nxjerrë nga SPAK për drejtuesen e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH) dhe kontrolleve te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Deputeti i Partisë Demokratike, Iv Kaso, dhe kryetari i Komisionit nga radhët e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, kanë përplasur qëndrimet e tyre mbi rënien e shtetit dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama.

Deputeti demokrat Iv Kaso e nisi fjalën e tij duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të agjendës parlamentare, duke e cilësuar ngjarjen si një nga goditjet më të rënda për shtetin shqiptar në dekadat e fundit.

“Nuk besoj se kjo seancë e sotme e komisionit tonë, apo asnjë seancë e asnjë institucioni publik sot nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, besoj nga më të rëndat në këto 36 vite tranzicion dhe demokraci. Sot është vërtetuar dhe është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar,” deklaroi Kaso.

Më tej, Kaso theksoi se situata ku institucionet e sigurisë përplasen me njëra-tjetrën tregon se sekretet më të larta shtetërore kanë rënë në duart e krimit të organizuar, për shkak të vendimeve politike të vetë kryeministrit.

“Sot ka ndodhur e padëgjuara, kur institucionet e shtetit fillojnë arrestojnë njëri-tjetrin në zyrë, kur drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit merret masë sigurie… Opozita e ka denoncuar emërimin e pa kriter të kësaj zonje në krye të institucioneve të sigurisë së vendit, në një mënyrë të dyshimtë dhe për vullnet personal të kryeministrit, i cili sot duhet të mbajë dhe përgjegjësinë,” nënvizoi ai, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe zhvillimin e seancave dëgjimore emergjente.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për “rënie të shtetit”, duke mbrojtur vendimmarrjen e shumicës dhe duke e paraqitur veprimin e organit të akuzës si tregues të pjekurisë demokratike.

“Ju folët për institucion, por në fakt çdo institucion ka detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet e drejtësisë penale kanë funksionin e tyre kushtetues dhe ligjor ndjekjen penale, ne këtu nuk kemi këtë gjë. Ne këtu kemi detyrën tonë si ligjvënës,” u përgjigj Xhafaj.

Lidhur me pretendimet se institucionet po godasin njëra-tjetrën, Xhafaj u shpreh se veprimet e drejtësisë ndaj individëve të caktuar nuk duhet të lancohen si goditje ndaj vetë institucioneve, por si funksionim i shtetit të së drejtës.

“Sa i përket çfarë bëjnë institucionet, që ju formuloni ‘institucionet arrestojnë njëri-tjetrin’, institucionet nuk arrestojnë. Arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e fortësimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve,” tha ai.

Për të përforcuar qëndrimin e tij se funksionimi i hetimit ndaj zyrtarëve të lartë është një proces i natyrshëm, Xhafaj e krahasoi situatën me vendet partneres perëndimore:

“Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës,” përfundoi Xhafaj, duke u shprehur gjithsesi i hapur për të diskutuar çdo çështje që hyn në sferën e përgjegjësisë parlamentare.

Next Post
Aksion në Fier, Policia Rrugore në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

Aksion në Fier, Policia Rrugore në 'gjueti' të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

September 22, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

September 22, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat dhe firmosen 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

September 22, 2026
I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

September 22, 2026
Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

September 22, 2026
“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

September 22, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova pret Irlandën, caktohen gjyqtarët që do vendosin drejtësi në Prishtinë!

Liga e Kombeve/ Kosova pret Irlandën, caktohen gjyqtarët që do vendosin drejtësi në Prishtinë!

September 22, 2026
Aksion në Fier, Policia Rrugore në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

Aksion në Fier, Policia Rrugore në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

September 22, 2026
Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com