• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksion në Elbasan, 8 shoferë të arrestuar dhe 200 gjoba në 48 orë

by A R
06/12/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga kontrollet e policisë rrugore 8 persona janë arrestuar në Elbasan gjatë 48 orët e fundit për shkelje të Kodit Rrugor.

Në pranga kanë rënë E. K., 19 vjeç, banues në Elbasan; N. S., 46 vjeç, banues në Elbasan; D. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan;  B. M., 62 vjeç, banues në Belsh dhe I. M., 58 vjeç,  banues në fshatin Trojas, Belsh. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Gjithashtu O. K., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe F. M., 22 vjeç, banues në fshatin Katund Ri, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ndër të arrestuarit është edhe A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi për 48 orë, nga këto: 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 4 për shpejtësi tej normave të lejuara, 5 për drejtim mjeti në sens të kundërt; si edhe janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Janë vendosur gjithsej 200 masa administrative nga të cilat 30 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 50 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 20 për parakalim të gabuar; 100 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

/a.r

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Tërmeti/ Po premtimet zakonisht nuk mbahen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com