• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksion i SPAK dhe EUROJUST ndaj “Call Center-ave”: Sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme, arrest me burg për dy persona

by Java News
16/12/2022 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK  ka zhvilluar së fundmi një tjetër aksion kundër “Call Center” mashtrues. Sipas SPAK  aksioni ka nisur, mbi bazë të një kërkesë për ndihmë juridike, të Prokurorisë e Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali,, për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pas kordinimit me Eurojust, u ra dakort për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Pizës, Itali.

Në datat 13 – 15 Dhjetor 2022, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Hollandë.

Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qëndra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).

Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta tëkthimit.

Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.

Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal./m.j

Next Post
Zgjedhja e Dumanit, ambasadorja e BE në Tiranë: E mirëpresim, duhet efektivitet nga SPAK për suksesin e Reformës në Drejtësi

Zgjedhja e Dumanit, ambasadorja e BE në Tiranë: E mirëpresim, duhet efektivitet nga SPAK për suksesin e Reformës në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In