• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti tragjik ku vdiq shqiptarja e shoqja e saj, flet i riu: Shoku im donte të më parakalonte, po ecte shumë shpejt

by Java News
09/03/2023 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë në Itali, humbi jetën shqiptarja Eralda Spahillari, 19-vjeçe dhe italiania Barbara Brotto 17-vjeçe. Vajzat e reja po shkonin në një klub për të kaluar natën me të dashurit, kur u përplasën me një pemë në një rrugë në komunën e Trevisos.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dy djemtë që ishin në makinë Daniel Castelli, 18 vjeç dhe Mikele Tatani, nëntëmbëdhjetë vjeç i cili drejtonte BMW-në e babait të tij.

Gëzim Qerosi është një 18-vjeçar shqiptar i cili po hetohet për vrasje nga Prokuroria e Trevisos. Kjo pasi natën e aksidentit fatal ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Polo’ kur është përfshirë në një garë me të rinjtë që ndodheshin në makinën tip BMW. Prej ditësh ai rri i mbyllur në shtëpi, i mbrojtur nga familja e tij. I kontaktuar me telefon nga mediat italiane, ai ka thënë:

Unë e pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar kështu dhe jo të vërteta , si fakti që po bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe tani as nuk do të më pëlqente të flisja. Por ai duket se iu ka treguar një tjetër version miqve të tij. Njëri prej tyre thotë:

E takuam të nesërmen, pas aksidentit dhe na shpjegoi se si ndodhi. Ai na tha: Unë isha përpara, me makinën time përgjatë rrugës dhe Mikelen e kisha pas. Pastaj u përpoq të më kalonte në të majtë. Po ecte shumë shpejt. Makina e tij u përplas në anën time dhe humbi menjëherë kontrollin. Pikërisht në atë moment BMW-ja u përplas me një nga pemët në rrugë. Në makinëne tyre nisën të bërtisnin dhe një nga djemtë e tjerë që ishin me mua thirri 118. Makina e Mikeles ishte shkatërruar…

Versioni i tij mund të jetë i besueshëm pasi ka një pjesë të makinës të gërvishtur dhe xhamin e pasqyrës së thyer. Ka disa mistere ende ta pazgjidhura për këtë cështje. Pas dyshimeve për garë 140 km/h, bllokimit të rrugës nga Gëzimi, i cili pa dashje mund të ketë kthyer timonin majtas duke shkaktuar humbje kontrolli për Mikelen, mbetet e paqartë përse 4 djemtë u larguan nga vendngjarja duke lënë miqtë e tyre./m.j

Next Post
Alibeaj e përjashtoi, flet Bylykbashi: Vlerë zero, pse është akt nul. I mjaftueshëm për t’i bërë një mocion shkarkimi

"Rithemelimi" s’regjistrohet në 14 maj nën siglën e PD, Bylykbashi: KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

September 6, 2026
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com