• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rithemelimi” s’regjistrohet në 14 maj nën siglën e PD, Bylykbashi: KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

by Java News
09/03/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të KQZ-së mbi vulën e PD-së. Vendimin e sotëm, ku Sali Berisha nuk regjistrohen nën siglën e PD në 14 maj, Bylykbashi tha se e gjitha po bëhet në dëm të opozitës.

“KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

Në vitin 2001, si në këtë kohë të vitit, Partia Socialiste hodhi në veprim skemën e kandidatëve të pavarur falso për zgjedhjet e 24 qershorit 2001.

Çfarë do të thotë: në KQZ u regjistruan si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS.

Qëllimi ishte që PS të anashkalonte me mashtrim sistemin zgjedhor dhe të përfitonte matematikisht më shumë mandate sesa i takonin me Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor.

PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 anëtarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” falso.

KQZ e drejtuar asokohe nga Celibashi, nën trysni, miratoi një akt që lejonte një parti të regjistronte “deri në 20 kandidatë të pavarur”. Një absurditet! Për më tepër ishte një akt pa asnjë bazë ligjore, por që kishte efekt shkatërrues mbi zgjedhjet.

Opozita kërcënoi asokohe me bojkot. Në Tiranë erdhi kreu i ODIHR, ambasador Gerard Stoudman, i cili, në prani të ambasadorit që kishte dhënë dritën jeshile, bëri deklaratën epike:

“Kandidatët e pavarur janë si gratë. Gratë ose janë realisht shtatzëna, ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur ose janë vërtet të tillë ose nuk janë!”

Mes të qeshurave në oborrin e OSBE ku bëhej konferenca, binte në sy kokulur e i nxirë në fytyrë ambasadori. Shprehja e famshme e Stoudman i “vrau” kandidatët e pavarur.

KQZ vrapoi të anulonte aktin e parë dhe të “hapte sytë” e të shihte realitetin politik. Nxori një akt të ri që edhe pse kandidatët në fletën e votimit do të shfaqeshin “të pavarur”, do t’ua llogariste partive përkatëse, nisur nga realiteti.

Sërish udhëzimi ishte pa asnjë bazë ligjore, por njohu realitetin dhe eliminoi atë krizë të bazuar në falsitet juridik që synonte t’i jepte pa të drejtë PS mandate shtesë në kurriz të opozitës.

Ja ku jemi sërish 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku falsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dem të opozitës”, shkruan Bylykbashi./m.j

Next Post
VIDEO/ “Është shumë maskilist”! Olta dhe Qetsori flasin për Kristin: Ka marrë “veset” e Luizit, flet si ai dhe…!

VIDEO/ “Është shumë maskilist”! Olta dhe Qetsori flasin për Kristin: Ka marrë “veset” e Luizit, flet si ai dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In