Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi familjen në mes të rrugës te vijat e bardha, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.
‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:
Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.’- njofton policia./m.j