• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja shqiptare, shkak “loja” e shoferëve me parakalime?

by A R
08/03/2023 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një devijim për të mos u parakaluar. Më pas një kontakt mes “Polo”-s dhe “BMW”-së, ndërsa kjo e fundit përplaset me pemën. Një aksident që do të përfundonte në tragjedi. Është kjo një nga hipotezat e fundit që publikohet në mediat italiane për të sqaruar masakrën që ndodhi në Gorgo al Monticano dhe humbën jetën dy vajza, 19-vjeçarja shqiptare Eralda Spahillari dhe 17-vjeçarja Barbara Brotto. Shoferi i makinës tip “BMW”, Mikele Tatani, i fejuari i Spahillarit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital së bashku me të dashurin e Brotto-s, Danielle Castelli.

Eralda Spahillari dhe Mikele Tatani

Sipas asaj që shkruajnë mediat, makina tip “Polo” që drejtohej nga 18-vjeçari Gëzim Qerosi me origjinë shqiptare, mund të ketë luajtur rol aktiv në daljen e “BMW”-së nga rruga. Vendimtare do të jetë ekspertiza që pritet të bëjë prokurorja Gabriella Cama në ditët në vijim. Synimi është të kuptohet se si janë përplasur dy makinat dhe nëse ka apo jo lidhje mes kontaktit të parë dhe goditjes fatale në pemë.

Foto e marrë nga mediat italiane: Eralda Spahillari

Në këtë mënyrë pritet të zbardhet edhe përgjegjësia e dy drejtuesve të makinave, pasi Tatani dhe Qerosi po hetohen për vrasje të dyfishtë në rrugë. Një tjetër hipotezë që po shqyrtohet nga prokurorja është ajo e mosdhënies së ndihmës, duke qenë se 4 shokët u larguan pasi telefonuan karabinierët. Disa orë më vonë ata u gjetën në shtëpitë e tyre. Çdo rezultat i hetimit pritet që t’i ngarkohet shoferit dhe jo pasagjerëve.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes dy hipoteza janë në tavolinë. E para është se Tatani ka parakaluar me shpejtësi të madhe, ka goditur “Polo”-n dhe më pas përfundoi në pemë. Ky në fakt është rikonstruksioni paraprak i dinamikës së ngjarjes që qarkulloi menjëherë pas ngjarjes. Por në këto orë po qarkullon edhe hipoteza e dytë, ende për t’u verifikuar. Dyshohet se “Polo” mund të ketë levizur drejt qendrës së rrugës teksa makina tip “BMW” po tentonte të parakalonte. Në atë moment Tatani ka kthyer në mënyrë institktive timonin majtas dhe më pas është përplasur. Në trupin e “BMW”-së është gjetur një gërvishtje. Pastaj ka edhe një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh sipas Il Gazettino-s. Nëse “BMW”-ja do të kishte goditur “Polo”-n me 140 km/h me shumë mundësi do ta kishte shtyrë atë nga rruga. Por makina tjetër nuk ishte aty dhe prandaj një eksperitë është thelbësore. Po ashtu pritet që dy shoferët të kryejnë testet toksikologjike për të kuptuar nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Makina e shkatërruar, Eralda Spahillari (fotoja lart) dhe Barbara Brotto

Por çfarë deklaronte më herët babai i Mikele Tatanit në lidhje me shokët e djalit?

“Kur arrita në vendin e aksidentit nuk kishte asnjë shenjë prej tyre. Ata u shfaqën disa orë më vonë, pa makinën që kishin përdorur më parë. Më thanë se nuk ishin aty në momentin e përplasjes, ishin në një rrugë tjetër. Por pyes veten pse “Poloja” e tyre ka një pasqyrë anësore të majtë të thyer dhe trupi i “BMW”-së sime ka gërvishtje në anën e djathtë. Unë i njoh prej vitesh ata fëmijë. Kanë ardhur për të ngrënë në shtëpinë time, gjithmonë i kam pritur. Megjithatë janë të vetmit që nuk kanë ardhur ende për të më ngushëlluar. Duket sikur janë zhdukur. Është e çuditshme”, tha ai. (Kliko KËTU për të lexuar lajmin e plotë)

Mikele Tatani e përdorte shpesh makinën tip “BMW” që ishte e babait të tij. Në profilin ne tij në TikTok ai ka shpërndarë video të një gare mes dy makinave. Ndërkohë edhe Barbara Brotto ka postuar video teksa Tatani i jepte makinës me shpejtësi. Ajo shprehej se kishte frikë dhe kërkonte që të mos ecnin me shpejtësi.

/a.r

Next Post
“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, nëna e 7-vjeçarit: Dua drejtësi

“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, nëna e 7-vjeçarit: Dua drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

July 3, 2026
“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

July 3, 2026
“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

July 3, 2026
Mrekulli pas tërmeteve me mbi 2500 viktima në Venezuelë, shpëtohet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja një person

Mrekulli pas tërmeteve me mbi 2500 viktima në Venezuelë, shpëtohet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja një person

July 3, 2026
Sulmuan policët, deputetët dhe gazetarët! Pranga 19 protestuesve, procedohen 12 të tjerë

Sulmuan policët, deputetët dhe gazetarët! Pranga 19 protestuesve, procedohen 12 të tjerë

July 3, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

“Po kthehet në përplasje politike”, Bejko: Protesta rrezikon që të dalë jashtë kontrollit

July 3, 2026
E rëndë, një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në New York

E rëndë, një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në New York

July 3, 2026
Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

July 3, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

July 3, 2026
“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In