• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKSIDENTET/ Shoferët që shkaktojnë vdekje u hiqet patenta 1 vit

by Java News
17/01/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shoferët që bëjnë aksidente dhe shpallen fajtor, patenta u hiqet maksimumi deri në 1 vit.
Pavarësisht rasteve kur aksidenti është me pasojë vdekjen ose plagosje e rëndë, Kodi Rrugor nuk parashikon sanksione të tjera për drejtuesit e makinave. Ekspertit rrugor Gëzim Hoxha, thotë në një intervistë për Report TV se shoferët mund të ndiqen penalisht për aksidentet, ndërsa patenta u hiqet maksimumi deri më 1 vit.

“Një drejtues mjeti ka përgjegjësi penale ka dhe një kundravajtje administrative që ka tejkaluar normat e shpejtësisë. Për të dyja këto ka dy gjykime të ndryshme. Një e ka gjykata dhe një e ka Komisioni i Kundravajtjeve Penale. Heqja e patentës mund të jetë deri një vit”, u shpreh Hoxha.

Pasi u hiqet patenta në rast se shkelin kodin rrugor, apo shpallen fajtor në aksidente shoferët janë të detyruar që të bëjnë një kurs teorik pranë autoshkollave.

“Por marr rastin që është shpejtësia e tejkaluar. Për këtë shpejtësi drejtuesi i mjetit parashikon që e ka kaluar dy herë normën e shpejtësisë, atëherë parashikohet që patenta duhet t’i hiqet për 6 muaj, atëherë Komisioni vendos heqjen e tij për 6 muaj. Por këto janë rast pas rasti. Nuk ka raste të precizuara që çdo njeri që bën aksident duhet t’u hiqet patenta 1,2 apo 3 vite. Këta njerëz duhet të trajnohen, pra duhet të futen edhe një herë në kurs për të marrë patentën sepse këtyre u hiqen pikë nga patenta sipas rastit që ata kanë shkaktuar kundravajtjen administrative”, deklaroi për Report TV Hoxha.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit në vit ndodhin më shumë se 50 aksidente me pasojë vdekjen, ku fajtor janë shpallur drejtuesit e makinave. Gëzim Hoxha thekson se duhen masa më të rrepta për shoferët që vrasin në rrugë.

“Kur drejtuesi i mjetit shpallet fajtor nga Gjykata që merr edhe dënimin duhet patjetër që këta njerëz duhet të kenë sanksione shumë të forta sepse tregojnë që këta njerëz janë të pa qëndrueshëm, që mund ta përsërisin” shprehet Hoxha.

Nga amnistia shumë prej personave që janë arrestuar për shkak të aksidenteve janë liruar. Ata tashmë vetëm me një kurs mund të rimarrin patentën.

ma.me
Next Post
Vdekja e dyfishtë në maternitet/ MSH pas akuzave të PD: Për të ardhur keq që përdoret politikisht

Gripi vdekjeprurës, ndërrojnë jetë edhe dy të moshuara, shkon në 7 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In