Numri i lartë i aksidenteve rrugore shpjegohet edhe me mungesën e edukatës dhe ndërgjegjësimit të mënyrës sesi qytetarët shqiptarë drejtojnë makinat e tyre. Por edukata merret që në moshë të vogël ndaj duhet kërkohet shtimi i orëve të mësimit për sinjalistikën rrugore
Jeta është shumë e çmuar për t’i dhënë fund nga pakujdesitë. Aq me dramatike bëhen statistikat e rënduara kur në 2015 nga 187 aksidente rrugore ju mor jeta 13 fëmijëve të pafajshëm.
Gjebrea: Duam që të mos kemi raste fare përsa i përket aksidenteve rrugore, ta minimizojmë dhe sigurisht fëmijët të jenë më të mbrojtur.
Fëmijët shprehen të vetëdijshëm për mangësitë në edukimin e tyre mbi sigurinë rrugore dhe sinjalistikën.
Malaj: Nëse ne do të zbatojmë rregullat e qarkullimit shoqëria do të jetë më e mirë më e sigurtë dhe më solidare.
Të vegjlit janë dëshmitarë se si prindërit u rrezikojnë jeten duke mos respektuar rregullat.
Aktiviteti sensibilizues “Save KidsLives”, u zhvillua si pjesë e fushatës me të njëjtin emër, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit./oranews/a.k