• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Diasporën dhe Presidentët tanë

by Mero Baze
20/11/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Samiti i Diasporës në Tiranë është një histori e re e raporteve të shtetit shqiptar me Diasporën. Për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar faktorizon diasporën shqiptare si pjesë e historisë së kombit shqiptar dhe përpiqet të vendos disa piketa, se si mund të funksionoj raporti mes shtetit dhe diasporës.

Lajmi më i rëndësishëm ishte pjesmarrja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Prezenca e tij në këtë Samit, është një dëshmi, se Diaspora shqiptare është homogjene dhe është shtylla më e fort e identitetit kombëtar shqiptar, që mban të bashkuar Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në çdo shtet të botës, dhe rajonit, si Maqedoni, Serbi, Mal të Zi etj.

Prezenca e tij dhe zotimi për ta shtrirë këtë Samit në Kosovë, është fundi i spekulimeve për “kombin kosovar” dhe një shenjë serioze se shteti i Kosovës mund të forochet dhe të fuqizohet, vetëm si pjesë e identitetit kombëtar shqiptar.

Lajmi i dytë ishte mos pjesmarrja e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ky njeri që nuk shklon dot as në wc pa lejen e Sali Berishës, refuzon të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, thjeshtë se atë nuk e ka orgnaizuar Sali Berisha sa ka qenë në pushtet këto 25 vjetë.

Por për tu treguar se sa banal është ky president, do ta ilustroj me një fakt nga diapsora.

Ndërkohë që në Tiranë mbahet Samiti i Diasporës, ku normalisht janë ftuar njerëzit më të suksesëshëm të saj, Bujar Nishani si President ka dekoruar Aki Nuredinin, pronarin e restorant “Il Sole” në Vjenë. Akiu, ose Hakiu siç duhet ta ketë emrin shqip, është një shqiptar i mirë i Maqedonisë, që ka një piceri në Vjenë, diku afër Operas dhe që përshkruhet si një vend i mirë ku hapen pica dhe dëgjohet muzikë.

Bujari shkon shpesh në Vjenë se ka dhe djalin në shkollë dhe ndoshta i ka rënë të haj pica tek Akiu. Për këtë e ka dekoruar Akiun në kuadrin e Samitit të Diasporës me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Tani dhe unë kam hëngër pica tek Akiu, por nuk mendoj se Akiu meriton të ketë “Urdhrin e Skënderbeut”, se di të bëj mirë pica. Bile Akiu nuk është as guzhinier, është pronari i restorantit. “Urdhrin e Skënderbeut” e kanë marrë deri më sot personalitete të larta të kombit shqipar që nga rilindas , politikanë shkrimtarë dhe personalitete të huaja që kanë kontribuar për Shqipërinë. Akiu është një burrë shumë i mirë, por kjo nuk mjafton të marrë “Urdhrin e Skënderbeut”. Nëse Presidenti ynë, do të dekoroj dikë që vlen nga Diapsora, duhet të njoh diasporën në rrugë institucionale, të marrë pjesë në Samit, ose të kërkoj informacione zyrtare për personalitet e diapsorës, qoftë dhe për piacaxhinjtë ose qoftexhinjtë, dhe pastaj le të dekorojë më të mirin. Nëse do të duhet të dekorojmë dhe dikë nga ata që kanë restoranate picash në Diasporë, mund ta bëjmë dhe këtë, dekoratë më vete, por jo “Skënderbeun”, se atëhere nuk qe shpik as pica.

Ka shqiptarë që kanë piceri të famshme në Manhaten, në Brunklin, në New Jersi, në Florida e Teksas. Ndoshta dhe më të mira se të Akiut. Disa prej tyre Nishani i ka provuar, kur rri gjatë në SHBA, kur shkon për qoka. Do ketë probleme me ta tani kur ta marrin vesh.

Nëse ka një mënyrë se si mudn të prishet një Samit dhe si mund të tentosh të tallesh me diasporën, është pikërisht kjo që bën Presidenti ynë. Bojkoton Samitin e Diapsorës se nuk e do Berisha dhe përzgjedh në emër të shtetit shqiptar nga diapsora, dikë për të dekoruar me “Urdhrin e Skënderbeut”, dikë që i ka dhënë pica në Vjenë. Kjo është diferenca mes tij dhe Hashim Thaçit, por dhe dëshmia banale, përse i duhet Diapsora Shqipërisë dhe Kosovës dhe përse i duhet Bujar Nishanit . Këtij i duhet vetëm për pica.

Next Post
Shumë femra e veshin këtë varëse, por në shekullin e XIX ajo ishte shenja dalluese e…

Shumë femra e veshin këtë varëse, por në shekullin e XIX ajo ishte shenja dalluese e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In