Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.
Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Memaliaj-Krahës të Tepelenës.
Më konkretisht ngjarja e rëndë ndodhi pranë vendit të quajtur “Mogila”.
Nga informacionet e para mësohet se dy viktimat ishin mësues dhe po ktheheshin nga shkolla ku ata jepnin mësim në Krahës.
Nga dalja nga rruga, makina rënë në humner dy kilometra nga Memaliaj.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që informacionet janë të kufizuara.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.
g.kosovari