Të paktën 19 persona kanë vdekur sot në mëngjes, si pasojë e një aksidenti midis një treni dhe një autobusi në pjesën qëndrore të Rusisë, njoftuan autoritetet rajonale.
Mes të vdekurve u gjet vetëm një fëmijë dhe pesë persona plagosur, të cilët u transportuan në spital pas aksidentit pranë qytetit të Vladimir, rreth 190 kilometra në lindje të Moskës.
Sipas një burimi të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS , autobusi mund të ketë frenuar në kryqëzimin e rrugës më linjën hekurudhore kur ai është goditur nga treni.
Treni besohet se i përkiste linjës Shën Petersburgu – Nizhni Novgorod./b.d