Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku i plagosur rëndë ka mbetur një burrë rreth të 40-tave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur burrin. Mbetet ende e paqartë dinamika e aksidentit, por mësohet se policia ka mundur të shoqërojë në komisariat shoferin që ka përplasur qytetarin.Aktualisht i plagosuri është shtruar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.











