Një aksident është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 50 -vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”.
Mjeti targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
a.ç