Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës pranë urës së vjetër të Bunës.
Një makinë ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. Si pasojë, i mituri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/e.d