• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Ngërçi ligjor është zgjidhur. Pas 14 majit, zhvillojmë zgjedhje në PD! Ia kam propozuar dy herë Berishës…!

by Java News
13/03/2023 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet i bindur se pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit është zgjidhur ngërçi ligjor brenda forcës politike, pavarësisht rekursit në Gjykatën e Lartë nga grupi i Sali Berishës.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Bardhi bën thirrje për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërsa pas 14 majit, vazhdon Bardhi, në PD duhet të zhvillohen zgjedhje për të gjitha strukturat e saj.

Sipas Bardhit, zgjedhjet brenda PD-së mund të ishin zhvilluar edhe më herët, madje deputeti demokrat tha se këtë ia ka propozuar dy herë edhe Sali Berishës, por nuk është pranuar nga ky i fundit.

Ada Hazizolli: A do të mbahen zgjedhje pas 14 majit dhe a do lejohet të kandidojë Berisha dhe Basha?

Gazment Bardhi: Patjetër. Sëpari, se kush do kandidojë, është një vendimarrje që nuk e vendos unë por e vendosin strukturat e partisë në momentin kur përcaktojnë kriteret e kandidimit. Opinioni publik do njihet në momentin e duhur. Padyshim që pas zgjedhjeve lokale, sigurisht mund të kishte ndodhur dhe gjatë kësaj periudhe, por me përgjegjshmëri Kryesia ka vendosur të mos e copëzojë partinë në mënyrë përfundimtare por të ketë mundësinë që të organizojë një proces të përbashkët.

Këtë ofertë ia kemi bërë Berishës dy herë më parë, përpara se të dilte vendimi i shkallës së parë, edhe pasi doli vendimi i shkallës së parë. I kemi shtrirë dorën për të ndërtuar një proces të përbashkët riorganizimi partie që shkonte nga baza deri në majën e partisë, që është kryetari. S’është pranuar. Tani që është krijuar ngërçi ligjor, padyshim që duhet të shkohet në një proces zgjedhor nga baza deri tek kryetari.

Ada Hazizolli: Duket se beteja ligjore do vazhdojë. Grupimi i Berishës ka paralajmëruar ndjekjen e çështjes deri në Gjykatën e Lartë por edhe në gjykatën e Strasburgut. A rrezikon kjo situatë që të thyejë besimin e anëtarësisë?

Gazment Bardhi: Cilido që nuk bie dakord me një vendim gjykate, është i lirë të ndjekë rrugën institucionale. E rëndësishme është që të pranojë vendimet e gjykatës. Më pas është në lirinë e tij për të ndjekur çdo rrugë. Ajo që unë gjykoj është që kjo çështje është e zgjidhur. Duhej të ishte zgjidhur që në shkallën e parë nëse do ishte respektuar ligji. Për fat të keq, nuk u respektua ligji.

U ndoq apelimi, tashmë unë e konsideroj të mbyllur ngërçin ligjor brenda PD-së. Berisha dhe kushdo është i lirë të ndjekë rrugën ligjore që ai e çmon për mbrojtjen e interesit të tij politik. Do doja shumë që të kishim pjekurinë për ta zgjidhur mes vetes këtë problematikë. Por kur nuk gjejmë gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale, imagjino sa e vështirë do ishte gjetja e një zgjidhje politike brenda vetes./m.j

Next Post
“Më goditën në kokë, nuk më dhanë as ujë”/ Arrestohen 4 policë për torturë ndaj shqiptarit në Greqi

"Më goditën në kokë, nuk më dhanë as ujë"/ Arrestohen 4 policë për torturë ndaj shqiptarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë!

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In