Nje tjeter aksident ka ndodhur sot ne mesdite, me pasoje nje grua te aksidentuar rende. Mesohet se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit.
Policia ben me dije se shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policise
Sot, rreth orës 12:30, në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezimi i Spitenit, shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.rada