Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë-Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 54-vjeçar.
54-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjës nga makina tip BMW me targa AA 090 GU që drejtohej nga Lulëzim Kane 42 vjeç.
Viktima është identifikuar nga policia, ku inicialet e tij janë Q.P dhe është banues në Dibër. Drejtuesi i automjetit, Kane është shoqëruar në polici.