Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit Prend Ndreu ka ndërruar jetë
64-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pritet një njoftim i mëtejshëm nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.











