Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka përplasur tre këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Një prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë, ku pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.
Mësohet se dy të lënduarit e tjerë janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./m.j