Një aksident automobilistik ndodhi në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat në Gjirokastër gjatë ditës së sotme duke lënë tre të lënduar.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” humbi kontrollin duke çuar në ngjarjen në fjalë. Për fat të mirë, të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/e.d











